GazetaMax
Lifestyle

Profesionet që femrat i preferojnë tek një mashkull

Tinder, aplikacioni më i famshëm i takimeve, publikoi se cilat janë preferencat, sa i përket aspektit profesional, të femrave dhe meshkujve në kërkim të gjysmës së tyre Disa do t’ju befasojnë.
Për të kuptuar se çfarë duan femrat nuk është e nevojshme një magji, si në filmin me Mel Gibson. Mjaftojnë të dhënat. Platforma më e famshme e takimeve, Tinder, publikoi preferencat e femrave dhe meshkujve sa i përket profesionit që do të donin të kishte partneri i tyre
Meshkujt, profesionet që kërkohen nga femrat
Në vend të fundit të ‘top 10’ të profesioneve të privilegjuara nga femrat është një mashkull me profesion inxhinier; në vend të nëntë, një student universitar, ndërsa në të tetin, një model. Në vend të shtatë, visual designer, në vend të gjashtë, producent filmash.
Ata që merrem me marrëdhënie me publikun dhe komunikimin janë në vendin e pestë në zemrën e femrave single në Tinder. Në vend të katërt, avokatët. Medalje bronzi për mjekun asistent (ndërsa mjeku shfaqet në 15 profesionet e preferuara). Vendi i dytë në klasifikim për meshkujt me profesion piloti. Medalje ari për meshkujt që janë me profesion arkitekt dhe interior designer.

Femrat, profesionet që kërkohen nga meshkujt
Në vend të dhjetë, si një partner potencial, meshkujt do të zgjidhnin një kameriere apo bariste; në të nëntin, personal trainer. Në vend të tetë janë femrat sipërmarrëse. Një vend më sipër, stjuardesat (7); në vend të gjashtë janë mësueset.
Vendi i pestë janë farmacistet, ndërsa në vend të katërt studentet universitare. Vendi i tretë për femrat që janë me profesion fotografe. Medalje argjendi për femrat që me profesion janë dentiste. Në vend të parë të këtij klasifikimi, meshkujt preferojne femrat qe janë me profesion infermiere.

Related posts

Nora e Roberti bëhen bashkë në Paris

Gazetamax.mk

Parandaloni kapsllëku gjatë pushimeve me disa këshilla të thjeshta

Gazetamax.mk

Je e dashuruar me një burrë të martuar? 13 të vërteta që duhet t’i pranosh

Gazetamax.mk