GazetaMax
LAJME

Projeksionet e prillit të BP-së u prezantuan para trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare

Shkup, 18 maj – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, sot para bashkësisë ndërkombëtare – trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, i prezantoi projeksionet e fundit makroekonomike të prillit të Bankës Popullore. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kombeve të Bashkuara (OKB), Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE ), si dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, Hungarisë, Sllovakisë, Mbretërisë së Bashkuar, Bullgarisë, SHBA, Holandës, Kinës, Austrisë, Kroacisë, Gjermanisë, Sllovenisë, Italisë, Francës, Serbisë, Zvicrës, Spanjës dhe Kosovës.

Në prezantim, informon BP, guvernatorja potencoi se lufta në Ukrainë shkaktoi presione të fuqishme çmimesh në tregjet ndërkombëtare të mallrave parësore, si dhe pasiguri në lidhje me perspektivën ekonomike globale. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, e cila është pjesë e sistemit tregtar dhe financiar global, ne nuk jemi të imunizuar nga këto lëvizje dhe në përputhje me këtë në parashikimet e fundit është bërë një revizion në rënie i rritjes vjetore, me një projeksion të rritjes së BPV-së prej 2.9 për qind. Pritjet vjetore për inflacionin janë më të larta, në nivelin 8.8 për qind. Ajo theksoi se për shkak të pasigurisë së lartë, projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare ndryshojnë, por kryesisht për këtë vit revizionit për rritjen janë në rënie, ndërsa për inflacionin në rritje.

“Në periudhën afatmesme pritet stabilizim i caktuar i treguesve ekonomikë. Përsa i përket lëvizjeve të çmimeve, pritshmëritë janë që inflacioni të fillojë të ngadalësohet mesatarisht në gjysmën e dytë të vitit 2022, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të mallrave primare. Vitin e ardhshëm, rritja e çmimeve do të ngadalësohej ndjeshëm, para së gjithash si rezultat i parashikimeve për rënie të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në bursat botërore nga organizatat financiare ndërkombëtare. Kështu, për vitin 2023, norma e inflacionit pritet të ngadalësohet në 3 për qind. Në periudhën afatmesme, projeksioni është që inflacioni të jetë mesatarisht rreth 2 për qind”, kumtoi BP.

Ekonomia vendase pritet të rritet me 3.6 për qind në vitin 2023, në përputhje me pritjet për stabilizim të krizës dhe presioneve të çmimeve, rimëkëmbjen e kërkesës së huaj dhe uljen e problemeve të zinxhirit të furnizimit vitin e ardhshëm. Në periudhën afatmesme, pritet të ruhet rritja solide ekonomike, me një normë reale prej 4 për qind në vitin 2024.

Projeksionet janë se sektori bankar do të vazhdojë të jetë një mbështetje e rëndësishme për ekonominë. Për vitin 2022 pritet rritje e kredisë prej 7.7 për qind dhe me dinamikë të ngjashme do të vazhdonte edhe në periudhën e ardhshme, pra në periudhën 2023 – 2024 mesatarisht do të arrijë 7.6 për qind. Rritja e depozitave në vitin 2022 do të arrijë 5 për qind, ndërsa në periudhën e ardhshme do të përshpejtohej mesatarisht dhe do të arrijë mesatarisht 7.5 për qind në periudhën 2023 – 2024.

Related posts

Kasami pranon donacion prej 5 inkubatorëve për spitalin e Tetovës

e-max

Grubi uron besimtarët për Krishtlindje

e-max

Mediat maqedonase bëjnë fushatë kundër për shkak se një shqiptar udhëheq me OSBE-në

e-max