GazetaMax
Lajme

Projekti i Shoqatës “Intuita” i mbështetur nga IFES zbulon mbi 15 deponi të egra në Bogovinë

Projekti “Menaxhimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Bogovinës” I implementuar nga Shoqata Intuita – Tetovë që po realizohet në komunën e Bogovinës është pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore” të qeverisë së Zvicrës, zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Projekti nga muaji nëntor ka arritur të nxjerrë në sipërfaqe mbi 15 deponi të egra në fshatra të ndryshëm të kësaj komune. Nga ana e mobilizuesve janë vizituar të gjitha fshatrat dhe vendbanimet ku është marrë informacion për deponi të egra dhe të njejtat janë fotografuar duke u publikuar më pas në fb e faqes së mobilizuesve. Sipas koordinatorit të projektit Admir Shabani ajo që kanë synuar për ngritjen e vetëdijes kolektive për trajtimin e mbeturinave ka filliuar që ti jep rezultatet e para. “Ne kemi synuar të ngrisim nivelin për të mbrojtur ambientin dhe mbeturinat të mos hudhen gjithandej, po ashtu kemi dashur që të vëmë në lëvizje inspektoratin komunal dhe komunën për të zbatuar agjendën e gjelbërt dhe pastrimin e këtyre deponive, pasi kjo ka qenë edhe një nga premtimet e kryetarit të komunës së Bogovinës”. Shabani më tej shton se kanë arritur me punën e tyre dhe përmes kampanjës “Mobilizo, Raporto, Denonco Bogovinë” te qytetarët e kësaj komune të krijojnë besim për të denoncuar ata që hudhin mbeturinat në vendet jo adekuate dhe janë ndotës potencial të ambientit dhe tani më denoncimet kanë filluar përmes faqes në fb. Ky projekt do të përfundoj në muajn prill, ndërsa gjatë muajit mars do të ketë një debat publik dhe një ekspozitë me fotografi nga vendbanimet e komunës së Bogovinës, ku komuna pritet të intervenojë në menjanimin e tyre.

    

Related posts

Dimitrov: Koha që Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit për në BE

Gazetamax.mk

Korrupsioni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë

Gazetamax.mk

Pendarovski – Donmez: Të dy shtetet ta intensifikojnë edhe bashkëpunimin në planin energjetik

Gazetamax.mk