GazetaMax
LAJME

Prokuroria me detaje për ngjarjen tragjike në Gostivar

Shkup, 18 shtator – Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Gostivar kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në afërsi të shtëpisë familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë u gjet trupi i pajetë i një personi mashkull i moshës 28-vjeç me plagë në kokë nga armë zjarri.

Siç kumtuan nga Prokuroria themelore, i vdekuri ishte dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga babai i tij dhe atje ishte konstatuar vdekja. Ndaj trupit të të vdekurit do të kryhet obduksion.

“Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes janë marrë tre gjurmë, si dhe arma – pistoletë, e cila do të jetë lëndë e ekspertizës. me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar video regjistrime nga kamerat e objekteve lokale”, ceket në kumtesën e Prokurorisë publike.

Nga atje theksojnë se janë ndërmarrë edhe veprime të tjera, prej të cilave priten rezultate për ndriçimin e plotë të ngjarjes. 

Related posts

Puna e komisioneve dhe mungesa e opozitës si tema diskutimi në raundin e katërt të Zhan Monesë

e-max

Andonov: Shkupjanët për dy javë do t’i kenë radiatorët e ngrohtë

e-max

Petrovska në takimin e ministrave të SHBA-së – Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

e-max