GazetaMax
LAJME

Në Korab nga infarkti ka vdekur një alpinist 60 vjeçar

Shkup, 18 shtator – Qendra për menaxhim me kriza (QMK) njoftoi se mëngjesin e sotëm një anëtar 60-vjeçar i një grupi prej 18 alpinistësh ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur teksa grupi ka qenë duke ecur përgjatë një shtegu malor në pjesët më të larta të Korabit, një kilometër mbi komisariatin e Stezimirit.

Rasti u raportua nga një alpinist, i cili erdhi në komisariat për shkak se nuk kishte mbulim të rrjetit të telefonisë celulare në atë zonë.

“Ka nisur një operacion shpëtimi. Por, për fat të keq, në terren në mal me grupin e shpëtimit të policëve dhe alpinistëve dhe pas ekzaminimit nga ekipi mjekësor nga ambulanca, u konstatua se alpinisti, i cili kishte pësuar infarkt ishte tashmë i vdekur”, theksojnë nga QMK.

Related posts

LSDM në Haraçinë dhe ministri Spasovski ndihmojnë banorët me mbi 100 pako ushqimore

e-max

Trifunov braktis qeverinë, RMV një nga arsyet

e-max

Kompanitë po kërkojnë mënyrë për t’i mbijetuar krizës energjetike.

e-max