GazetaMax
Sport

Prokuroria Publike ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit me përdhosjen e flamurit shtetëror

Prokuroria Publike ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit me përdhosjen e flamurit shtetëror në festimet e mbrëmshme për Ditën e Flamurit Shqiptar, informojnë nga PPRMV.

“Është njoftuar prokurori publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga PPRMV.

Me automobila me flamuj të valuar nëpër rrugët e Shkupit dhe në qytete të tjera në vend ku shumica e qytetarëve janë shqiptarë, dje dhe mbrëmë u shënua Dita e Flamurit Shqiptar. Në disa video incizime të cilat ishin publikuar mbrëmë nga mediat dhe qytetarët shihet se si griset flamuri maqedonas dhe si mbi të kalon një automobil.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes partitë reagojnë për përdhosjen e flamurit maqedonas dhe kërkojnë që autorët e këtyre veprimeve të dënohen.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Aksion i madh policor në Maqedoni! Arrestime për afera korruptive në REK Manastir

Gazeta Max

Prokuroria: Autoritetet mund ta ftojnë Ahmetin për të treguar se ku ndodhet Grubi

Gazeta Max

Habia me Albion Markun, trajneri Silvinjo nuk e ka idenë kush është

Gazeta Max