GazetaMax
Lajme

Promovim i aktiviteteve të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit”

Shkup, 19 dhjetor – Promovimi zyrtar i aktiviteteve të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit” në kuadër të projektit “MKD NATO 2030” në funksion të ekonomisë së vendit do të mbahet sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, në ngjarje fjalim do të mbajnë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në emër të kryetarit të Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit” Branko Azeski, do të mbajë fjalim edhe nënkryetari i Odës Ekonomike të RMV-së, Zoran Jovanovski dhe prof.dr. Marjan Gjurovski, kryetar i Komitetit “MKD NATO 2030”.

Përmes Nënkomitetit “NATO dhe bashkësia e biznesit” do të veprohet në drejtim të informimit dhe ndihmesës së kompanive vendore të interesuara për bashkëpunim me NATO-n. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s sjellë një sërë përfitimesh shtesë dhe mundësi për ekonominë vendore me çka kompanitë fitojnë mundësinë për të marrë pjesë në furnizimet e publikuara për nevojat e NATO-s dhe vendeve-anëtare.

Gjatë periudhës së ardhshme Ministria e Mbrojtjes përmes këtij Nonkomiteti së bashku me odat në vend dhe Qendrën për mbështetjen e kompanive gjatë pjesëmarrjes në tenderët e Aleancës do të ofrojë mbështetje të plotë, gjithëpërfshirëse për çdo kompani e cila do të shpreh interesim. Midis tjerash, do të promovohet dhe në mënyrë të detajuar do të njoftohen me procedurën për regjistrim në evidencën e operatorëve ekonomikë, të cilët mund të regjistrohen për pjesëmarrje në furnizime publike në NATO dhe në vendet anëtare”, potencojnë nga Oda Ekonomike e RMV-së.

Related posts

Kandidati për kryetarë komune të Çashkës nga AKI, Suat Shaqiri merr mbështetjen e mërgatës më 19 Tetor Çashka frymon shqip

Gazeta Max

Xhaferi takon Marin, premton ratifikim të protokollin aderues për anëtarësimin në NATO

Gazeta Max

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazeta Max