GazetaMax
LAJME

Promovim i sipërmarrësisë sociale

Shkup, 6 maj – Në kuadër të projektit “SEED – Projekt për zhvillim të arsimit për sipërmarrësinë sociale 1”, në SHM “Rade Jovçevski – Korçagin” – Shkup sot do të mbahet ngjarje për promovim dhe mbështetje të sipërmarrësisë sociale.

Siç informojnë nga ARNO – shoqata për inovacione sociale, ideja e ngjarjes është t’u bëjnë thirrje të gjithë mbështetësve të sipërmarrësisë sociale përmes gjestit simbolik – mbjelljes së eko-kartelave prej të cilave rritet lulja, t’u drejtohen të pranishmëve dhe t’i mbjellin së bashku farat e sipërmarrësisë sociale. Në projekt janë përfshirë 40 nxënës dhe profesorë nga Lituania, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Krahas mbjellejs së kartelave, janë paraparë punëtori të vogla kreative si dhe argëtim dhe edukim përmes eko-ngjarjes së magjishme.

Si pjesë të ngjarjes janë paraparë fjalime të shkurta të Irina Janevskës nga ARNO, Marko GJorgievskit, drjtor i Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Dragan Arsovskit, drejtor i shkollës, Barbara Sadovska, tim-lidere e EU projektit “Nxitja e sipërmarrësisë sociale”, Kristian Shopov, eko-magjistar dhe ish-nxënës i SHM “Rade Jovçevsdki-Korçagin”, profesorë dhe nxënës nga tre shkolla nga Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Kroacia

Related posts

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi

e-max

Lehtësohen procedurat për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike

e-max

Mungesa e shkollave speciale/ Bëjnë 200 km rrugë për të mësuar në Shkup

e-max