Në “Krivollak” takim me gazetarë për stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22”

Shkup, 6 maj – Në poligonin e armatës “Krivollak” sot do të mbahet brifing për stërvitjen “Swift Response 22”, që do të fillojë këtë fundjavë dhe e është deri tani është stërvitja më e madhe që realizohet në vend.

“Stërvitja ka rëndësi të posaçme për Armatën tonë lidhur me ndarjen e diturive, aftësive dhe shkathtësive, rritjen e interoperavilitetit dhe aftësimit për veprim të përbashkët me forcat e armatosura aleate në realizimin e këtij lloji të operacioneve, si dhe demonstrimin e kapaciteteve të PA “Krivollak” për realizimin e llojit të tillë të stëvritjeve ushtarake”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Siç potencojnë, në brifing do të prezantohen të gjitha mundësitë për mbulimin mediatik të stërvitjes, ndërsa mediumet më hollësisht do të informohen edhe për qëllimin dhe pjesëmarrësit në stërvitje.

Pas brifingut, ministrja e Mbrojtjes Sllavjakna Petrovska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rajçell Gallouej do të japin deklarata për mediume.

Të fundit në përqindje