GazetaMax
Lajme

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shujtën e studentëve vijon procedurën

Shkup, 17 nëntor – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në seancën e sotme e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shujtë të subvencionuar të studentëve, sipas procedurës së shkurtuar, me të cilin parashihet për çdo student në vend deri më 15 mars të vitit të ardhshëm të paguhet 120 denarë për shujtë ose 2.400 denarë në muaj, dhe sugjeroi që të kalohet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

“Bëhet fjalë për një zgjidhje kalimtare për zgjatjen e pagesës së shujtës së subvencionuar të studentëve me të njëjtat kushte si më parë, deri në mars 2023. Parasheh që të gjithë studentët që kanë marrë dhe i plotësojnë kushtet me vendimin aktual do të vazhdojnë të marrin 120 denarë për shujtën e studentëve deri më 15 mars 2023 dhe më pas do të miratohet një zgjidhje e re në marrëveshjen e grupit punues, tha Zhaklina Lazarevska nga LSDM në sqarimin e zgjidhjes së propozuar ligjore dhe shtoi se ajo ka dalë nga takimi me përfaqësuesit e Lidhjes studentore në Kuvend.

Studentët, siç tregohet, duhet të marrin karta të veçanta pagese që mund t’i përdorin vetëm për shujtën e studentëve në lokale të caktuara. Nga data 15 shtator e deri më tani do të bëhet pagesa retroaktive e subvencionit të shujtës së studentëve dhe do të përfshihen edhe studentët e sapo regjistruar.

Opozita akuzoi se zgjidhja e re ligjore po i bën dredhi studentëve me të cilët është marrë vesh në mbledhjet në Kuvend, siç kanë thënë se shujta e subvencionuar e studentëve do të jetë 140 denarë. Ata thanë se zgjidhja e tyre amendamentuese paraqet një kërkesë të studentëve dhe se përfaqëson vetëm përfshirjen e inflacionit prej 30 për qind që ekziston në sektorin e ushqimit në shumën që është paguar deri më tani. Ata shtuan se nëse të gjithë studentëve në vend do t’u paguhet shujta studentore prej 160 denarë, do të kushtonte 130 mijë euro në muaj ose 1.3 milionë euro për vit studentor. Sipas deputetëve të opozitës, për këtë ka para, por siç theksuan ata duhet të shkurtohen nga shpenzimet joproduktive në ministri.

Pavle Trajanov nga DS tha se ndoshta do të ishte mirë që në seancën e sotme të komisionit të ftoheshin edhe përfaqësues të studentëve.

Ai theksoi se i mbështet kërkesat e studentëve, të cilat, tha ai, janë modeste. Ai kërkoi të ndërtohet konsensus dhe të ndërtohet inflacioni në kompensimin për shujtën e studentëve.

Related posts

Debat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje: Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale

Gazetamax.mk

Alternativa ndez motorët në Çair

Gazetamax.mk

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazetamax.mk