GazetaMax
Lajme

Protestojnë shoferët privat: Nuk jemi hajdut, Arsovska gënjen

Shkup, 25 nëntor – “APARATET JANË ELEKTRONIKE, NUK KEMI PAGUAR CASH”

“Ne nuk jemi hajdut, kriminel, dallavergji apo manipulator, me djersë kemi fituar kafshatën e bukës”. Kështu u shpreh Isen Halili shofer i linjes 19 pas deklaratës së djeshme së kryetares së Qytetit të Shkupit ku deklaroi se transportuesit privat kanë vjedhur para nga biltetat.

“Aparatet që i kemi në autobusa nuk na mundësojnë që ne vetë të bëjmë mbushje të kartelave, por këtë e bëjnë personat që mbushin biletat. Fatktikisht ne nuk kemi kurrnifar kontakti me para” – tha Isen Halili, shofer.

Transportuesit privat u mblodhën para NPQ-së që nga mëngjesi dhe bllokuan njërën korsi. Thonë që Arsovska po gënjen dhe se për këtë do të ngrisin padi kundër saj.

“Kërkuam takim ne drejtorin e NPQ-së për të biseduar për borxhin që kjo ndërrmarje ka ndaj neve tranportuesve. Na thanë që drejtori nuk është këtu. Arsovska në konferëncën e fundit foli gënjeshtra të ndryra. Le ti vie turp, si mundet një person në krye të Qytetit të Shkupit në atë mënyrë t’i gënjëjë qytetarët” – deklaroi Kemo Muriq, shofer.

Arsovska një ditë më pare akuzoi transportuesit privat se prej vitit 2017-të kanë marrë para prej biletave dhe nuk i kanë paraqitur, ndërkaq kanë faturuar nga 400.000 euro. Shoferët u takuan edhe me këshilltarët e të gjitha partive politike. /KlanMacedonia/

Related posts

Kovaçevski: Zhvillohen negociata që të sigurohet rrymë me çmime të ulëta

Gazetamax.mk

“Telat ishin të zhveshur”, flasin fqinjët e çifit që humbi jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

Gazetamax.mk

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazetamax.mk