
Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, ku nuk pati ndonjë incident të rëndë, por vetëm hedhje gurësh drejt institucionit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.
Pasi u vendosën para zyrës së Edi Ramës, ata u vunë flakën karrigeve të nxjerra nga ky i fundit për dialog.
Kjo ishte përgjigjja e tyre negative, teksa shprehen se nuk duan dialog, por dorëheqjen e Ramës.
Protestuesit kishin nisur marshimin nga Ministria e Arsimit, ku u grumbulluan fillimisht në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë.
Studentët dhe të rinjtë kanë kërkuar prej ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar ftesat për dialog që nuk përfshijnë largimin e tij nga detyra.
