GazetaMax
Lajme

Pse kryqit në Vodno nuk i fiken dritat në kohë krize energjetike? Arsovska heshtë

Shkup, 8 shtator – Kryqi i mileniumit në maje të malit Vodno, edhe pse është krizë energjetike, edhe më tej vazhdon të ndriçojë. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, para tre jave tha se Qyteti i Shkupit do të ndërmer masa për kursim të energjisë, por në këto masa si duket nuk hyn fikja e dritave të kryqit në Vodno, transmeton Zhurnal.

Nga Qyteti i Shkupit nuk përgjigjen pse kryqi i mileniumit ende ndriçon dhe a planifikojnë ti fikin dritat si pjesë e masave kur përballemi me mungesë të rrymës dhe rrymë të shtrenjtë.

Për dallim nga kryqi në Vodno, kryqi gjigand në komunën e Aerodromit në afërsi të Cevahir Holding, dritat e tij janë fikur si masë nga komuna e Aerodromit për kursim të rrymës. Kryetari i kësaj komune Timço Mucunski thotë se nga 1 shtatori në kryq do të bëjnë dritë vetëm tre drita për arsye sigurie.

Ndryshe Arsovska paralajmëroi se nuk e ka plan fare të fikë dritat nëpër bulevaret kryesore të qytetit./Zhurnal.mk

Related posts

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron: Nuk do të përdorja terma të tillë

Gazeta Max

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Gazeta Max

Kryeministrja finlandeze Marin nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

Gazeta Max