GazetaMax
Ballina

Pse mendojmë më mirë ndërsa ecim? Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ka një efekt të dobishëm në tru

Këmbimi i aktiviteteve është i shëndetshëm për qelizat e trurit, shpjegojnë ata

Mund të mos ju ketë ndodhur deri më tani, por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne mendojmë shumë më mirë dhe marrim vendime më të mira gjatë ecjes.

Natyrisht, shkaku është në multitasking, që është një gjë krejtësisht normale për një person, madje ka një efekt të dobishëm në shëndetin e trurit.

– Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se në kushtet kur truri duhet të bëjë në të njëjtën kohë lëvizje trupore gjatë ecjes dhe të kryejë detyra komplekse intelektuale, të dyja detyrat zgjidhen më mirë se një nga një.

Shkencëtarët kryen një studim të gjerë në të cilin morën pjesë 22 të rinj të shëndetshëm.

Pjesëmarrësit u ngarkuan të ecnin në një vegël me shirit lëvizës ose të uleshin ndërsa bënin detyra më të vështira të inteligjencës, duke lëvizur nga njëra në tjetrën.

Duke përdorur teknikat më të fundit të gjurmimit, studiuesit ndoqën aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve dhe lëvizjet e trupit.

Rezultatet treguan se sa më e vështirë të ishte detyra, aq më me sukses pjesëmarrësit e zgjidhnin problemin. Për më tepër, prania e ngarkesës intelektuale rrit efikasitetin e vetë procesit të ecjes.

Kur truri i pjesëmarrësve ishte i zënë me zgjidhjen e detyrave njohëse, lëvizjet e tyre ishin më të sakta dhe më të sigurta sesa kur ishin të fokusuar ekskluzivisht në ecje.

Ky fenomen ruan fleksibilitetin e vetë trurit, i cili përfiton nga ngarkesa shtesë, theksojnë studiuesit.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ne instinktivisht dalim për një shëtitje ose ecim nëpër dhomë kur duhet të mendojmë për një problem, dhe ndoshta keni vënë re se shpesh pa e ditur ngriheni dhe ecni nëpër dhomë ndërsa flisni me dikë në telefon, që është lidhur edhe me këtë fenomen.

Related posts

Kandidati për kryeministër/ Si ka punuar deri më tani Xhaferi: Kam plotësuar detyrat komfor obligimeve të definuara me ligj

Gazetamax.mk

Zhurma, sinjal stresi që dëmton zemrën

Gazetamax.mk

Vitaminat që janë toksike nëse e teproni

Gazetamax.mk