GazetaMax
Ballina

Puna e tepërt sjell disa sëmundje

Të punosh më tepër se ç’duhet i bën dëm shëndetit. Lodhja e akumuluar mund të dëmtojë zemrën dhe të shkaktojë infarkte, por jo vetëm. Pagjumësia, depresioni, problemet fizike kronike janë të gjitha simptoma që sjell lodhja e tepruar dhe stresi, kryesisht në ato raste kur punonjësi përfshihet në një rreth vicioz nga i cili e ka të vështirë të dalë jashtë.
Në epokën bashkëkohore, ritmet kanë ndryshuar dhe në ato raste kur puna kthehet në obsesion për të bërë karrierë, duke mos pranuar dot kritika, dhe zhvillimi i një gjendje ankthi të vazhdueshme për të qenë më i zoti, janë të gjitha shenjat e personave që vuajnë nga ky problem.
Kësaj here dëmin mbi shëndet si pasojë e punës së tepërt e konfirmon edhe shkenca. Në bazë të statistikave dhe kërkimeve rezulton se kush punon me tepër se 55 orë në javë, e rrit me 27% ,mundësinë për të prekur nga një iktus, dhe me 13% për të zhvilluar një sëmundje kronike.
Por dëmi nuk është vetëm mbi shëndetin fizik por edhe mbi atë mendor. Njeriu sot ndjehet më i brishtë dhe të arrish suksesin është bërë më e vështirë për shkak të konkurrencës më të forte jo vetëm me kolegët por edhe me inteligjencën artificiale. Sipas studimeve madje theksohet se pas të 40-ve është më mirë që të mos punohet më shumë se 25 orë në javë.

Related posts

Dashuri si në ‘filma’, Fifi dhe Adisi nuk ndahen as në këtë vend

Gazetamax.mk

Ushqim apo seks kundër stresit?

Gazetamax.mk

Pamje tjera nga puthja e Florit me Liberta Spahun

Gazetamax.mk