Kushtet personale mes sulmuesit dhe Barçës ishin rënë dakord muaj më parë, por një marrëveshje me Bayern Munich kishte munguar pasi kampionët gjermanë mbajtën qëndrimin e tyre se ai nuk ishte në shitje.
Megjithatë, gjatë dy ditëve të fundit, gjigantët bavarez filluan të ambientoheshin me marrëveshjen dhe përfundimisht kanë vendosur të pranojnë ofertën e fundit të Barçës, pasi kishin refuzuar tre oferta të mëparshme.
Romano pretendon se marrëveshja është 50 milionë euro, përfshirë shtesat, me Lewandowski që refuzoi të negociojë me Chelsean dhe Paris Saint-Germain, të cilët ishin gjithashtu të interesuara për nënshkrimin e kapitenit 33-vjeçar polak.
Më tej thuhet se Lewandowski do të mbërrijë në Barcelonë sot, pra të shtunën, edhe pse zyrtarizimi i tij mund të vonohet pak. Sidoqoftë, qendërsulmuesi i Bayern Munichut pritet të jetë pjesë e turneut parasezonal të Barçës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
previous post