GazetaMax
Lajme

Punëtorëve shëndetësor do ju rriten pagat për 2.000 denarë

Shkup, 25 Nëntor – Sindikatat e mjekëve në takimin e zhvilluar sot me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali kanë arritur ujdi për rritje të pagave të të gjithë punonjësve shëndetësor publik.

Sipas informacioneve jo zyrtare që siguruam nga marrëveshja e arritur të premten në mbrëmje, pagat do të rriten nga muaji janar 2023 në mënyrë lineare për 2,000 denarë për të gjithë specialistët, doktorët, infermierët, personelin spitalor, laborantët, akusherët, farmacistët, stomatologët dhe të tjerët, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore publike.

Detajet priten të definohen javës që vjen për koeficientin e pagave të kategorizimeve si dhe për numrin e saktë të mantel bardhëve.

Sipas të dhënave mbi 12,800 punonjës shëndetësor janë të angazhuar në shëndetësinë publike, që buxhetit të shtetit do ti kushtojnë diçka më tepër se 400 mijë euro në muaj ose rreth 5 milion euro nga buxheti vjetor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Related posts

Kryetarja e Këshillit nacional zviceran e Parlamentit federal do të drejtohet para deputetëve

Gazeta Max

Emir Sulejmani: Zhelina pa ujë, pa shpresë dhe me miliona euro borxh – koha e tyre po përfundon!

Gazeta Max

Nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate

Gazeta Max