GazetaMax
Lajme

Punëtori për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe doganor me Greqinë

Shkup, 12 maj – Zyra për çështje ekonomike dhe tregtare e Ambasadës së Greqisë në Shkup në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore të Maqedonisë së Veriut sot organizoi punëtori me temë  “Thellimi i bashkëpunimit doganor dhe tregtar gjatë kohës së krizës”, në të cilën u ftuan edhe përfaqësues të sektorit të biznesit nga dyja shtetet, si dhe nga vendet e rajonit.

“Në punëtori u diskutua edhe mundësi të reja për tregtim dhe investimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lehtësimin e tregtisë dhe zvogëlimin e shpenzimeve, si dhe tërheqjen e investimeve të reja. Theks të veçantë vendoset në masat dhe aktivitetit në drejti të lehtësimin e rrjedhjes dhe përmirësimin e sigurisë globale të furnizimeve. Doganat e dyja vendeve kanë vendosur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në nivele të ndryshme. Në periudhën e ardhshme bashkërisht do të punohet në thellimin e bashkëpunimit në asketin e zgjerimit të “korridoreve të gjelbërta”, që funksionin në mes vendeve të rajonit si dhe vendosje e konceptit “One stop shop”, kumti Drejtori Doganore.

Përfaqësues të Drejtorisë Doganore prezantuan edhe nismat e tyre me qëllim që tu ndihmohet operatorëve ekonomik dhe investitorëve përmes procedurave të thjeshta, doganimit lokal, konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar, si dhe rregulla lehtësuese të origjinës dhe digjitalizimi i mëtutjeshëm.

Fjalë përshëndetëse në punëtori patën edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, drejtorja e Drejtorisë Doganore të RMV-së Sllavica Kutirova dhe drejtori i Drejtoritë Doganore dhe Tatimore të Greqsië Konstandtidos Murtidis.

Related posts

KSI përgatitet për lijën e majmunëve, kërkon blerjen e testeve dhe trajtimeve

Gazetamax.mk

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gazetamax.mk

Qytetarët kërkojnë për faturim fiks për rrymën dhe ujin e shpenzuar

Gazetamax.mk