GazetaMax
Ballina

Pyetjet që s’ua bëni mjekëve rreth periodave?

Në këtë artikull do t’i gjeni përgjigjet në disa nga pyetjet që rëndom vajzave iu vjen turp ta pyesin mjekun:
1. Duhet të shqetësohem nëse periodat nuk vijnë në kohën e duhur?
Përgjigja: Jo sepse të gjitha gratë janë ndryshe nga njëra tjetra. Cikli mund të jetë nga 21 në 35 ditë. Gjithashtu, një grua mund të vërej ndryshime në axhendën e saj të periodave. Një muaj vijnë më herët se zakonisht, muajin tjetër më vonë. E njëjta ndodh edhe me zgjatjen e ditëve të periodave.
2. Kur duhet t’i drejtohemi mjekut nëse kemi gjakderdhje, por nuk je me ato?
Përgjigje: Kjo tregon se diçka nuk shkon. Mund të jetë një shtatzëni e mundshme ose një nivel i ulët i progesteronit. Vizitoni një mjek për të qenë të qetë, por kujtoni gjithashtu nëse keni pirë ndonjë pilulë emergjence. Zakonisht, në shumë femra ky ilaç shkakton hemoragji pas përdorimit.
3. Tregon hemoragjia që jam shtatzënë?
Përgjigje: Po, në shumë raste po. Mund të jeni në ditët e para të shtatzënisë, prandaj është e vështirë të përcaktohet saktë. Ajo çfarë duhet të vini re është ngjyra është ngjyra e gjakut (ajo e periodave është zakonisht e kuqe e errët), nuk ke dhimbje dhe nuk zgjat më shumë se 2 ditë.
4 Cila është lidhja mes një pilule emergjence dhe menstruacioneve false?
Përgjigje: Njerëzit mendojnë se kur ju nuk merrni më ilaçe kundër shtatzënisë, pas një pushimi 7 ditor, do të keni perioda normale. Në fakt, ndodh një dukuri tjetër  që quhet ‘cikli fals i menstruacioneve’.
Më pak i dhimbshëm dhe jo me shumë hemoragji. Duhen nga 6-12 muaj për të patur një cikë normal pasi hiqni dorë nga pilulat.

Related posts

Arti ndez skenën në Itali bashkë me yllin argjentinas, Brenda

Gazetamax.mk

Bani Rama rikthehet shumë shpejt me një projekt të bukur muzikor

Gazetamax.mk

Dhjetë ushqimet që balancojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë diabetin

Gazetamax.mk