GazetaMax
Lajme

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

Shkup, 20 tetor – Që nga ardhja e saj në pushtet në Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska ka patur vështirësi në funksionimin e qytetit, duke filluar me shkarkimin e disa drejtorëve të ndërmarjeve publike, e duke emëruar ca të tjerë të VMRO-DPMNE-së, e të cilët gjithashtu i shkarkoi para një muajve, duke u arsyetuar se ata janë të paaftë për postin e tyre, por që në të vërtetë, arsyeja ishte se u përplas dhe ndau rrugët me VMRO-DPMNE-në.

Drejtorët e shkarkuar arsyetoheshin se e kishin të vështirë të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Arsovskën.

Arsovska në fushatën e saj zgjedhore pati premtuar shumë gjëra, mes të cilave më kryesoret ishin 250 eko autobusë të rinjë dhe transport falas për të gjithë qytetarët. Votuesit e Arsovskës këto premtime i besuan dhe i’a mundësuan asaj fitoren në zgjedhjet lokale, edhe pse ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, kishte filluar projekte të rëndësishme për kryeqytetin e Maqedonisë. Shilegov pati filluar procedurën për BRT (Bus Rapid Transport) dhe madje kishte siguruar huamarjen, por këtë procedurë e anuloi Arsovska, e për çka, tani shteti paguan gjoba për mos realizimin e projektit. Gjithashtu edhe ura në Aerodrom e filluar nga Shilegov nuk është lëshuar ende në funksionim ndërsa Arsovska nuk ka një përgjigje të saktë për këtë problem. Nga 250 autobusët e premtuar kanë arritur 0% e tyre, dmth asnjë. Edhe transport falas për të gjithë qytetarët nuk ka por më e keqja është se tanimë dy ditë me radhë nuk ka fare transport për qytetarët, sepse shoferët nuk kanë marë pagat e tyre, dhe kështu, po organizojnë greva duke mos dalë në teren. Nga kokëfortësia e Arsovskës më së shumti pësojnë vet qytetarët e Shkupit. Nga kokëfortësia e saj gjithashtu po pëson vet Qyteti i Shkupit sepse kohëve të fundit ka qenë në fokus të mediave dhe opinionit me problemet e saja me VMRO-DPMNE-në, LSDM-në e drejtorët e shumtë që pati shkarkuar. Arsovska nuk po dorëzohet dhe po lufton e vetme kundër të gjithëve, edhe pse vështirë është të besohet që të gjithë të jenë fajtorë e vetëm ajo në të drejtë.

Por në pyetjen e djeshme të gazetarëve të SDK.mk nëse duhet të jep dorëheqje pas ndodhive të fundit në NQP, ajo thotë se nuk do ta bëjë këtë, por se dorëheqje duhet të japin udhëheqësit me NQP-në, respektivisht bordi eksekutiv i ndërmarjes, i votuar nga vet VMRO-DPMNE.

Dje gjatë pasditës u votua iniciativa me të cilën kërkohet që deri të premten në ora 12:00 të dorëzojë vendim për riorientim të mjeteve me qëllim që të paguhen pagat.

Ndryshe, situatën me kaosin me drejtorët e shkarkuar nga Arsovska, e shfrytëzoi “grupi i zjarrit” nga BDI-ja, duke bashkëpunuar me Arsovskën dhe duke fituar 2 vende të drejtorëve nga ndërmarjet publike. Kështu, dega e Çairit mori nën menaxhim NP “Rrugë dhe Rrugica” në krye me Said Saidi, ndërsa dega e Sarajit mori nën menaxhim NP “Parqe dhe Gjelbërime” në krye me Zuhejr Rexhepin./Zhurnal.mk

Related posts

Pandov takon drejtorin e Shoqatës Europiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu

Gazetamax.mk

Gërkovska: Zbatimi i parimeve të sundimit përforcon institucionet dhe besimin e qytetarëve

Gazetamax.mk

Maqedonia feston “Shën Klimentin e Ohrit”, delegacion kuvendor dhe qeveritar do të vendosin lule te busti i tij

Gazetamax.mk