GazetaMax
Lajme

Qëllohet me breshëri plumbash godina e kompanisë farmaceutike në Tiranë

Një godinë e një kompanie farmaceutike, e vendosur pranë autostradës Tiranë-Durrës, është sulmuar me breshëri plumbash rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Dyshohet se sulmi është kryer nga një automjet në lëvizje, duke qëlluar në fasadën e përparme të ndërtesës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të armatosur ndaj kompanisë farmaceutike.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës deklaroi: “Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë është raportuar se në rrugën dytësore të autostradës ‘Durrës-Tiranë’, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Hetimet vijojnë për të përcaktuar autorët dhe motivet e këtij sulmi.

Related posts

Nesër bëhet promovimi i librit “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”

Gazeta Max

Sulejmani: Fatkeqësisht edhe në këto zgjedhje duhet të flasim për ujë të pijshëm e kanalizim

Gazeta Max

Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore çon në rezultate dukshëm pozitive

Gazeta Max