GazetaMax
LAJME

Qendra numër 1 në Maqedoni, East Gate Mall feston ditëlindjen e parë më 5 dhe 6 nëntor, ju presin shumë surpriza

Shkup, 4 nëntor – Këtë fundjavë që po vjen, më 5 dhe 6 nëntor, East Gate Mall feston ditëlindjen e parë. Ngjarja e ditëlindjes së qendrës tregtare do të jetë e mbushur me zbritje për ditëlindje dhe dhurata për vizitorët në një atmosferë të mbushur përplot me muzikë dhe argëtim.

Më 5 nëntor do të ketë shumë surpriza për të cilat të gjithë vizitorët duhet të kenë gati telefonin në dorë për të xhiruar, si dhe një shfaqje magjike, një spektakël muzikor me interpretimet e “Dajte Muzika”, “Zlatno Slavejçe” dhe një koncert nga Vlatko Lozanoski – LOZANO. Festa e ditëlindjes do të vazhdojë me disa ngjarje të tjera dhe promovime e surpriza të përgatitura për vizitorët nga qendra tregtare në bashkëpunim me qiramarrësit.
Agjendën e plotë të ngjarjeve të ditëlindjes mund ta shihni këtu:

https://eastgatemall.mk/sq/event/b-day-east-gate-mall/

Drejtori ekzekutiv i East Gate Mall, Igor Davkov, tha se pas vetëm një viti pune, ai shënon një frekuentim të shkëlqyer që rritet çdo muaj:

“Qendra tregtare, pas vetëm një viti nga hapja e saj, tashmë është një vend i preferuar për vizitorët nga vendi ynë dhe rajoni. Si qendra më e madhe tregtare me portofolin më të fortë të qiramarrësve, East Gate Mall arriti të pozicionohej si destinacioni më i vizituar i shopingut urban në rajon për vetëm një vit. Konsumatorët, në dyqanet e qiramarrësve gëzojnë një përvojë të ndryshme konsumatore në një ofertë prej mbi 600 markash të modës dhe markave të tjera.
Qendra është e zënë plotësisht me qiramarrës. Në fillim të vitit të ardhshëm pritet hapja e kinemasë, e cila me 10 sallat e kinemasë dhe pajisjet më moderne për projeksionet e kinemasë do t’u ofrojë filmdashësve një eksperiencë krejtësisht të re dhe ndryshe. Me këtë, qendra tregtare plotëson përzierjen e qiramarrësve dhe fillon një cikël të ri të përmirësimit dhe thellimit të mëtejshëm të ofertës për konsumatorët.”- tha Igor Davkov.

East Gate Mall është qendra tregtare më e madhe urbane në vendin tonë, e gjeneratës së fundit, mbulon 160,000 m2 sipërfaqe të ndërtuar bruto dhe 57,000 m2 sipërfaqe me qira.

Ejani të festojmë së bashku ditëlindjen e 1-rë të East Gate Mall!

Related posts

Gërkovska: Zbatimi i parimeve të sundimit përforcon institucionet dhe besimin e qytetarëve

e-max

Janë paguar mjetet për bursa shkollore dhe studentore dhe shujtën e subvencionuar studentore

e-max

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

e-max