GazetaMax
Lajme

Qeveria duhet të bëjë llogari shtesë, caktohet takim tjetër me sindikatën e USHCM

Shkup, 4 tetor – Kërkuan pak kohë për të bërë kalkulime të caktuara shtesë sepse në periudhën që vijon do të miratohet Buxheti për vitin e ri, deklaroi prof. dr Angell Ristov, kryetar i Lidhjes të sindikatave të Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, pas takimit me kryeministrin dhe ministrat për kërkesat e tyre për paga më të larta dhe nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes në Qeveri, Ristov tha se ai dhe anëtarët e Këshillit ekzekutiv të Sindikatës së USHCM-së kanë pasur takim konstruktiv me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me ministrat e Financave dhe të Arsimit dhe Shkencës, të cilët, siç tha ai, “konkluduan se ka vullnet politik nga ana e tyre për t’i përmbushur kërkesat e Sindikatës”.

Janë dakorduar që Sindikata të thirret sërish në takim së shpejti dhe pret, tha ai, “më në fund të marrin përgjigje pozitive kërkesat tona”.

Sindikata e Universitetit të Shkupit kërkon tejkalimin e gjendjes jashtëzakonisht të rëndë materiale të punonjësve të USHCM-së, sepse ata kanë pagat më të ulëta në rajon, duke siguruar jetë dinjitoze për kuadrin mësimor dhe jo-mësimdhënës dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës. Kërkesat e Sindikatës janë nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive dhe rritja graduale e pagave, me 25 për qind në vit, për të arritur një rritje 100 për qind pas katër vitesh.

“Nuk janë vetëm rrogat, por edhe shkenca, qasja në baza, sigurimi i literaturës, vizitat jashtë vendit. Si mund të shkosh në Londër apo Paris me 650 euro, nuk mund të shkosh as në Nish për konferencë”, tha Ristov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sa i përket rritjes së pagave prej 7 përqindëve të arritur nga SASHK-u, Ristov u përgjigj se rritja është minimale dhe nuk prek, siç tha ai, kategorinë më të cenueshme të të punësuarve – personelin jomësimdhënës.

“Si sindikatë i përfaqësojmë interesat jo vetëm të kuadrin mësimor, por edhe të kuadrin jomësimdhënës. Ata janë në një pozitë shumë të vështirë dhe të palakmueshme dhe pikërisht ishte argumenti kryesor për këto kërkesa tona, që edhe ata të ndihmohen në këtë situatë dhe jo vetëm kuadri mësimor”, shtoi kryetari i Sindikatës së USHCM.

Related posts

DAP inspeketoi 611 markete, 114 markete për ushqimet bazë kanë marr 5% tatim

Gazetamax.mk

Lëndohet në rimorkio të traktorit, një grua dërgohet në QKUK

Gazetamax.mk

Shaqiri: Po konkurrojmë për projekt kapital për mjekimin e kancerit me rreze jonike, i cili do të jetë një CERN i vogël në Ballkan

Gazetamax.mk