GazetaMax
LAJME

Qeveria e miratoi Planin e Veprimit për Strategjinë e barazisë dhe mosdiskriminimit

Shkup, 10 Janar – Në kuadër të seancës së 118-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë Nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-26, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Plani i Veprimit i miratuar përmban një kornizë kohore dhe implikime financiare për zbatimin e Strategjisë deri në vitin 2026.

Strategjia Nacionale është dokument strategjik në politikën nacionale për barazi dhe mosdiskriminim, qëllimi kryesor i të cilit është sigurimi i zgjidhjeve konceptuale në realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa diskriminim mbi asnjë bazë”, njoftojnë nga Qeveria.

Related posts

Seanca të katër komisioneve në Kuvend

e-max

VMRO u ftua të merrte pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, por refuzoi

e-max

ASH: Avokati i BDI-së ju bën presion mësimdhënësve, duke keqpërdorur fëmijët

e-max