Saturday, May 2, 2026

Lajmi në kohë reale

“Qeveria e re” u betua sot te Presidenti, kush është ministrja që zgjodhi të shkonte me taksi të verdhë

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu dhe gjashtë ministrat e rinj, u betuan paraditen e kësaj të premte përpara presidentit, Bajram Begaj.

Pas marrjes së votëbesimit një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ministrat e rinj socialistë vendosën të gjithë një për një dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe u betuan që do të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi.

Por, një detaj i cili nuk ka shpëtuar pa u vënë re ka qenë mënyra se si ministrja më e re e kabinetit Rama, Erjona Ismaili, zgjodhi që të shkonte në Pallatin e Brigadave, aty ku dhe u mbajt ceremonia e betimit.

Ajo u filmua teksa hynte në ambientet e Pallatit, jo me një automjet luksoz zyrtar, por me një taksi e cila fillimisht u ndalua në hyrje nga sigurimi ku dhe qëndroi për disa minuta derisa u kryen verifikimet e nevojshme.

Latest Posts

Mos e humb lajmin