GazetaMax
LAJME

Qeveria miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut

Shkup, 4 tetor – Qeveria në seancën e sotme, në vigjilje të fillimit të skriningut bilateral me Bashkimin Evropian, që duhet të fillojë më 7 nëntor, me kërkesë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut.

“Me udhëzimet përpunohen çështje të rëndësishme për fillimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në skrining, si edhe organizimin dhe procedurat e grupeve të punës në proces dhe vlerësimin e harmonizimit të rregullave vendore me legjislativën e Bashkimit Evropian dhe zbatimin e tyre (skriningun)”, kumtuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Raportin e skriningut bilateral e përgatitë Komisioni Evropian, pas përfundimit të tij, ndërsa dokumenti në formë të projekt-Raportit, do t’u ndahet institucioneve kompetente në vend para se ai të dorëzohet për miratim në Këshillin e BE-së.

Related posts

Një pjesë e Seravës në Çair sot pa ujë

e-max

Projeksionet e prillit të BP-së u prezantuan para trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare

e-max

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

e-max