GazetaMax
Lajme

Qeveria ndanë subvencione për linjat e reja ajrore

Shkup, 20 dhjetor – Shteti do të ndajë subvencione prej shtatë eurosh për pasagjer për linja të reja ajrore që do të futen në Aeroportin e Shkupit dhe nga 4,5 euro për pasagjer nga aeroporti i Ohrit, me thirrjen publike për mbështetjen financiare për tre vitet e ardhshme, që e publikoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa në të cilën për dallim prej më parë do të mund të zgjidhen më shumë kompani ajrore.

Për vitin e ardhshëm, në buxhet janë paraparë 1,1 milionë euro për këtë qëllim.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencë shtypi tha se thirrja është më ndryshe se thirrjet e tjera dhe në të mund të zgjidhen më shumë kompani ajrore, si edhe se në pajtim me politikat e kushteve korrekte dhe konkurruese në pajtim me rregullativën e Bashkimit Evropian.

Kompanitë e interesuara ajrore për pjesëmarrje në thirrje duhet të posedojnë certifikatë pune të dhënë nga një vend anëtar i BE-së, në pajtim me rregullat për dhënien certifikatave të punës së transportuesve ajrorë, t’i kenë transportuar të paktën 10 milionë pasagjerë dhe përfitim të realizuar prej minimum 25 milionë euro në vitin 2019. Gjithashtu të dorëzojnë deklaratë të nostrifikuar në noter për destinacionin për të cilin merr mbështetje financiare nga shteti dhe pas përfundimit të mbështetjes financiare të vazhdojë ta operojë për periudhën për të cilën i ka marrë subvencionet. Në të kundërt do të obligohet ta kthejë të gjithë shumën e mjeteve që i ka marrë si mbështetje financiare.

Çdo destinacion i ri për të cilin ndahet mbështetja financiare, ndërsa do të operojë nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, nuk duhet të shërbehet në transport të rregullt në dy sezonet e fundit IATA drejt dhe nga Aeroporti i Shkupit. Gjithashtu vlen edhe për destinacionet e reja nga Aeroporti i Ohrit për të cilat do të ndahet mbështetje financiare.

Transportuesi ajror i cili do të zgjidhet t’i shfrytëzojë subvencionet është i obliguar çdo destinacion të ri të vendosur nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, për të cilin ndahet mbështetje financiare, të shërbejë të paktën dy herë në javë në secilin prej sezoneve IATA sipas itinerarit të fluturimit të përcaktuar prej më parë, të përpunojë plan për promovim dhe marketing në destinacionet e propozuara, ndërsa çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për punën e vet.

Thirrja është e hapur deri më datën 19 të muajit të ardhshëm deri në orën 12:00, deri kur do të mund të dorëzohen kërkesa në arkivin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ndërsa ditën tjetër do të mbahet hapja e kërkesave të shtruara për mbështetje financiare.

Marrëveshja e fundit nga tre marrëveshjet për subvencionimin e fluturimeve që në tender i fitoi transportuesi hungarez me buxhet të ulët “Viz er” përfundoi më 1 mars të këtij viti. Në vitin 2019 për fluturime të subvencionuara janë paguar 66.584.935 denarë, në vitin 2020 gjithsej 21.098.924 denarë, në vitin 2021 gjithsej 10.475.649 denarë, ndërsa sivjet nuk janë paguar mjete.

Related posts

35 përqind e qytetarëve shkojnë në punë me makinat e tyre

Gazetamax.mk

VFV Clinic vjen me aparaturën më moderne mjekësore në vend!

Gazetamax.mk

Dy sulme të hakerëve, faqja e MASH ende joaktive

Gazetamax.mk