GazetaMax
Lajme

Qeveria shpall Ditë Zie në vend, në nderë të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkup, 12 shkurt – Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes Facebookut ka njoftuar se Qeveria ka shpallur ditën e hënë ditë zie për shkak të tërmeteve katastrofike në Turqi dhe Siri, në të cilët sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën mbi 33.000 persona.

“Ditën e nesërme e shpallëm Ditë Zie në kujtim të përjetshëm të atyre që humbën jetën në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë”, ka shkruar Kovaçevski, duke shtuar se qytetarët kanë në mendjet e tyre dhe luten për të gjithë ata që humbën jetën në këtë fatkeqësi fatale.

“Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidarë dhe do të jemi mbështetje për qytetarët e vuajtur, për ata që humbën gjithçka”, shtoi ai.

Related posts

Gërkovska: Transparenca është një parakusht i rëndësishëm për zhvillim dhe qeverisje të mirë

Gazeta Max

S’ka ilaçe për të prekurit me epilepsi

Gazeta Max

Ekspertët amerikan në aksion, bëhet gati lista e zezë dhe sanksione financiare për ish zyrtar dhe ato aktual (Video)

Gazeta Max