Monday, April 20, 2026

Lajmi në kohë reale

Qeveria sot emëroi Adnan Ejupin si drejtor të ri të Agjencisë për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka emëruar për drejtor të ri të Agjencisë për Punësim, Adnan Ejup pas shkarkimit të drejtorit aktual Selatin Behluli i cili pritet që të jetë Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Adnan Ejup në këtë pozitë vjen pas një përvoje të gjatë të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj si Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e më pas edhe në komunën e Çairit si shef kabineti i kryetarit të komunës.

Latest Posts

Mos e humb lajmin