GazetaMax
Sport

Qeveria të ndalojë menjëherë zbatimin e agjendës ruse për destabilizimin e vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për politikat e rrezikshme të qeverisë, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe përkojnë me një agjendë destabilizuese që i shërben interesave gjeopolitike të Rusisë.
Veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë fajësimin e shqiptarëve për kriza që I prodhon vet, tregojnë një strategji të qartë që synon dy qëllime:
  • të shkatërrojë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe
  • të devijojë vëmendjen nga dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

Prania e figurave si zëvendëskryeministri Stoilkovic dhe bashkërendimi i tij me agjendën destabilizuese të politikanëve si Vulin, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Kremlinin dhe përpjekjet për të minuar stabilitetin rajonal, është dëshmi e qartë e ndikimit të drejtpërdrejtë të Rusisë në këto zhvillime.

BDI thekson se shqiptarët kanë qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promovues të proceseve euro-atlantike në Maqedoninë e Veriut.
Përpjekjet për t’i portretizuar ata si faktor destabilizues janë të pabaza dhe kanë për qëllim të maskojnë dështimet e qeverisë dhe orientimin e saj drejt agjendave të huaja.
I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë kurs të papërgjegjshëm dhe të japë llogari publike për motivet dhe pasojat e këtyre politikave.
Shqiptarët nuk do të bien pre e këtyre provokimeve të qëllimshme dhe do të vazhdojnë të mbrojnë stabilitetin, paqen dhe rrugën euro-atlantike të vendit.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime dhe të ndërhyjë për të parandaluar që agjendat destabilizuese të shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin dhe rajonin.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së stabilitetit, Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe integrimit euro-atlantik, si shtylla të të ardhmes së përbashkët dhe të sigurt të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

A po krijohet një standard i ri, burgjet të mbushura vetëm me ata që nuk mund të ikin!

Gazeta Max

Kryeministri Mickoski do ta promovojë shportën konsumatore të Vitit të Ri

Gazeta Max

Të shtunën Arlind Sulejmani shkund ringun kundër kroatit, Ivan Njegac

Gazeta Max