GazetaMax
Lajme

Qytetarët të jenë përgjegjës kur i publikojnë të dhënat e tyre

Shkup, 28 janar – Qytetarët, pa marrë parasysh moshën, duhet të jenë përgjegjës kur i publikojnë ose i japin të dhënat e tyre personale, apelojnë nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, duke shtuar se numri i keqpërdorimeve për çdo vit po rritet.

“Të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh moshën, duhet të jenë përgjegjës kur i publikojnë të dhënat personale. Shpesh shohim se si për shkak të realizimit të të drejtave, marrjes së shpërblimeve, kur aplikojnë për diçka ose për të shkuar në ndonjë udhëtim, me lehtësi të madhe këmbejnë të dhëna të tyre, madje edhe fotografi dhe letërnjoftime. Për fat të keq, disa prej tyre kanë pësuar ose do të pësojnë humbje financiare, shkelje të autoritetit dhe nderit, madje ndonjëherë mund të kushtojë edhe me jetë të dikujt. Për këtë shkak nevojitet që të gjithë të sillemi me përgjegjësi lidhur me veprimet tona”, tha Slobodanka Slavkovska, supervisore e lartë nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale (AMDHP), gjatë shënimit të Ditës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Më 28 janar, çdo vit shënohet Dita evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, me rastin e 17 vjetorit nga miratimi i Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të dhënave personale. Konventa paraqet dokument të parë juridikisht obligativ ndërkombëtar në sferën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ajo ka për qëllim ta ngritë vetëdijen dhe t’i promovojë praksat e mira për mbrojtje të privatësisë dhe të dhënave personale.

Dita evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale te ne u shënua dje, ndërsa autoritetet dhe përfaqësuesit e BE-së apeluan për zbatimin konsekuent të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. AMDHP, siç theksoi drejtori i saj Imer Aliu, po ballafaqohet me mungesë të të punësuarve.

AMDHP i përkujtoi të gjitha ministritë dhe institucionet se zgjidhjet ligjore dhe aktet nënligjore që i përgatisin, duhet t’i dorëzojnë deri te ata për mendim.

Qytetarët dhe personat juridikë mund t’i paraqesin shkeljet ose keqpërdorimet e të dhënave personale përmes uebfaqes së AMDHP-së, e cila paradokohe ka uebfaqe të re, e përgatitur me ndihmë të BE-së.

Shumë shpejtë do të publikohen edhe anketa për çështje të ndryshme aktuale.

Përmes uebfaqes kërkesa të caktuara do të mund të parashtrojnë edhe qytetarë edhe oficerë për mbrojtjen e të dhënave personale, të paraparë janë edhe forma për vetevaluim.

AMDHP së shpejti do të fillojë procedurë për strategji të re për punë, për çka në uebfaqen do të dërgohet thirrje për pjesëmarrje të të gjithë palëve të prekura. 

Related posts

Hysni Ismaili për Abdylshyqyr Abedinin: U shkarkua njeriu që ka qenë me bujqit më shumë se secili ministër e zëvendësministër para tij

Gazetamax.mk

Gashi: Nuk ka asgjë të mistershme takimi me Zaevin, cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?

Gazetamax.mk

Kovaçevski të enjten në Konferencën rajonale të energjisë në Beograd

Gazetamax.mk