GazetaMax
Lajme

Qyteti i Shkupit me kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos, USJE

Shkup, 12 janar – Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se në periudhën e kaluar janë zbatuar matje të ajrit të ambientit në fabrikën e çimentos TITAN USJE dhe se janë konfirmuar përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme që ndotin ajrin. Ajo tha se ka marrë iniciativë për fillimin e procedurës penale.

“Më askush nuk do të tolerohet. Shëndeti i të gjithë neve që jetojmë këtu nuk duhet të varet nga fitimet e disave. Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos USJE nga ku gjatë matjeve të ajrit të ambientit në fabrikë janë konstatuar përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme, të cilat kontribuojnë dukshëm në përkeqësimin e cilësisë së ajrit të ambientit në të gjithë rajonin e qytetit të Shkupit”, theksoi Arsovska.

Related posts

Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i viktimës bën postimin prekës

Gazeta Max

Xhaferi – Lipavski: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë kanë miqësi tradicionale

Gazeta Max

Bujar Osmani shpalos emërimet e reja në BDI

Gazeta Max