GazetaMax
LAJME

Radio stacionet nacionale nuk do të paguajnë kompensim për distribuimin e sinjalit për vitin 2022

Shkup, 15 nëntor – Qeveria në mbledhjen e sotme soli Vendim për sigurim të mjeteve financiare të Ndërmarrjes publike “Radiodifuzioni nacional” me qëllim që radio stacionet nacionale të lirohen nga obligimi për pagesë të kompensimit për distribuim të sinjalit për vitin 2022 ndaj Agjencisë për komunikime elektronike, njoftojnë nga Shërbimi qeveritar për shtyp.

Nga atje shtojnë se me këto mjete nga Buxheti i Qeverisë janë paraparë në pjesën e masave antikrizë, pjesërisht do të mbulohen shpenzimet e radio stacioneve nacionale, që dalin nga obligimi për pagesë të kompensimit për distribuim të sinjalit për vitin 2022, në shumë të përgjithshme prej 7.500.000 denarëve. 

Related posts

Nënshkruhet memorandumi për binjakëzimin e komunave Ulqin dhe Gostivar

e-max

Bërns: SHBA-të partner strategjik i Maqedonisë së Veriut

e-max

Arsimtari godet nxënësin në një shkollë të fshatit Përshefcë

e-max