GazetaMax
Lajme

Bërns: SHBA-të partner strategjik i Maqedonisë së Veriut

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, Zonjën, Kejt Meri Bërns.

Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, pasojat ekonomike që mund të ndodhin si pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore, para së gjithash në fushën e energjetikës të cilat janë kyçe për zhvillimin e vendit tonë.

Në kuadër të takimit, ministri prezantoi projektet e realizuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj.

Ministri Bekteshi e informoi ambasadoren për pakon e 26 masave të miratuara nga Qeveria në mbështetje të ekonomisë dhe theksoi se situata po monitorohet nga afër, veçanërisht në sferën e çmimeve të energjisë, për të cilat po zhvillohen skenarë për rezultate të mundshme.

Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e SHBA-së si partner kryesor strategjik, e cila vazhdimisht i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë sonë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.

Në takimin mes ministrit Bekteshi dhe ambasadores Bërns, u bisedua edhe për vendosshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve që do të mundësojnë pavarësinë e përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se sfida kryesore për ekonominë e vendit për momentin është ballafaqimi me pasojat ekonomike të konfliktit ruso-ukrainas.

Related posts

Kërkohet mënyrë një pjesë e kompanive të kthehen në tregun e rregulluar

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Informacionet për minierën Illovica fillimisht do t’i dorëzohen Qeverisë, ndërsa më pas do të ndahen edhe me mediat

Gazetamax.mk

AlternAtivA: Mbështesim z. Derek Chollet në luftën kundër korrupsionit  

Gazetamax.mk