GazetaMax
Sport

Rafael Leao nuk do të luajë edhe ndaj Bolonjës?!

Milani e ka vëmendjen te Rafa Leao. Sulmuesi portugez, i ndalur pas ndeshjes hapëse ndaj Barit, ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe vijon stërvitjet individuale. Për këtë arsye, ndeshja e së dielës me Bolonjën nuk do ta shohë në fushë, pasi stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë. Objektivi mbetet rikthimi më 20 shtator kundër Udinezes.

Ndërkohë, ka shqetësim edhe për Kristofer Nkunku, që ka pranuar se është ende pas në formë. Kjo mund të hapë rrugën për titullarët Pulishiç dhe Himenez, të cilët megjithatë do të kthehen vonë nga impenjimet me kombëtaret. Pulishiç mund ta nisë nga stoli.

Të enjten pritet të kthehen edhe Manjan dhe Rabiot. Ky i fundit, i vërshëllyer në Francë-Islandë, është në “balotazh” me Loftus-Çik për një vend titullari, ndërsa Modriç dhe Fofana janë të sigurt. Dyshime gjithashtu për Estupinian, i ndalur tek Ekuadori për shkak të një problemi muskulor.

Related posts

Është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda në Strazhë

Gazeta Max

Broja rikthehet në fushë, aktivizohet me Everton

Gazeta Max

Prokuroria kreu kontroll në Kumanovë, një nga automjetet e djegura është e prokurorit publik

Gazeta Max