GazetaMax
Lajme

Rama i fton në darkë Ahmetin, Taravarin, Kasamin, Gashin dhe Thaçin

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar në një takim joformal për ditën e martë, liderët e partive politike të Maqedonisë së Veriut. Kështu e konfirmojnë lajmin për Agjencinë e lajmeve Zhurnal nga burime brenda partive shqiptare.

Rama ka ftuar në një darkë fillimviti kreun e BDI z. Ali Ahmeti, atë të ASH z. Arben Taravari, të Lëvizjes Besa z. Bilall Kasami, të AA z. Afrim Gashi si dhe kreun e PDSH z. Menduh Thaçi.

Sipas asaj që mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, takimi do të jetë joformal, për festat dhe pa ndonjë agjendë politike, me çka Rama mbledh ne një darkë kreun politik të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

27 vjeçari nga Krushopeki plagoset me armë në këmbë derisa kalonte urën

Gazeta Max

Filloi dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Gazeta Max

Maqedonia e Veriut hap konsullatë nderi në Edirne

Gazeta Max