Rama nuk duhet të japë dorëheqje shkaku që shkatërruesi Sali Berisha do të vijë në pushtet me protesta të dhunshme

Nga: Ragip Mexhuani

1991: Kryeçetniku Sheshel – ish-kryetari i Partisë Radikale Serbe – i ka kërkuar llogari Sllobodan Millosheviqit – ish-president i J. së mbetur – se ku kanë shkuar 20 milionë euro për destabilizimin e Shqipërisë.

Millosheviqi: Shiko si është katandisur Shqipëria, 500 fabrika të shkatërruara etj.

Ngjarje kjo e konfirmuar edhe nga ish-presidenti S. Berisha… (Bashkim Hisari, Prishtinë, 2020).

9 prill 1992: S. Berisha zgjidhet kryetar i shtetit.

Maj 1992: Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri emërohet Janulla Tosi nga Greqia. (Zef Mirdita – Drita, Prizren, 1998).

1993: S. Berisha pret për vizitë në Tiranë Millan Paniçin dhe Mumir Bullatoviçin – pohimi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Shqipërisë. Ashtu, më 1995, ish-kryeministri i J. së mbetur, M. Bullatoviçi, posa u kthye nga Tirana, pat deklaruar se Shkodra i është marrë pa të drejtë Malit të Zi. S. Berisha: Historikisht, Kosova nuk ka qenë territor shqiptar… Deklaruar gazetës franceze “Figaro”.

1996: Berisha i pari e njeh Maqedoninë shtet pa të drejtat e gjysmës shqiptare.

Përpjekjet për përmbytjen e Rugovës. (Hysamedin Feraj – Rimëkëmbja, 2005). Trazirat e vitit 1997 i kushtuan Shqipërisë 1.542 të vrarë.

Armatosja e PD-së nga Berisha. Mobilizimi i forcave ushtarake të instaluara në Veri, për t’ju kundërvënë Jugut. Kjo rezistencë i kushtoi

Vlorës 600 jetë njerëzish. Q. e Berishës i kërkonte Greqisë mbështetje për të asgjësuar “rebelët”.

Q. greke nuk pranoi. Policia shkonte natën shtëpi më shtëpi dhe i arrestonte ata që i konsideronte organizatorë. Numri i të ndaluarve, sipas opozitës dhe shtypit, arrinte në 800 veta. Pas goditjes për vdekje të Ndrelegisit, sulmohet fizikisht Neritan Ceka, Edi Rama etj.

Burgu e mbrojti Fatos Nanon.

Braktisja e burgjeve. S. Berisha u propozon amerikanëve dhënien e Sazanit, pastaj edhe gjermanëve. (Panajot Barka, Tiranë, 1998).
Si shkaktar kryesor i trazirave të vitit 1997 ishte skema piramidale, fajdet, ku morën pjesë gjysma e popullatës shqiptare (1.6 milionë veta), me kapital prej 1.5 miliardë dollarësh… (Prof. Dr. Skender Berisha, 2005).

Djali i Remzi Hoxhës – Ardiani – takim te kryeministri Edi Rama. Kërkon eshtrat e babait, Remzi Hoxhës, i vrarë në Shqipëri më 1995.

Basri Zuka: Remzi Hoxha survejoi takimin e Millosheviçit me Sali Berishën.

B. Zuka rrëfeu: Dyshimet për një takim të ish-presidentit të Serbisë, S. Millosheviçit, presidentit të Maqedonisë, K. Gligorov, dhe S.
Berishës në Shën Naum… dhe të takimit të Bashkim Gazidedës me Arkanin në Shkodër.

Remzi Hoxha, drejtuar Bashkim Gazidedës: Ne po përgatitemi për luftë në Kosovë, ju po bashkëpunoni…

(Gazeta “Republika”, 5 qershor 2008; TV “Top News”, 21 dhjetor 2012).

1997: S. Berisha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, shpërndau armët te militantët dhe urdhëroi vrasjet e kundërshtarëve, përgatiti parlamentin që të votonte për të si president.

Po të mos ishte Vlora, në fillim të shekullit, Shqipëria do të ishte copëtuar. Atë politikë ekspansioniste dhe përçarëse tentoi ta bëjë edhe Berisha. Dëmi më i madh i tij është se tentoi ta copëtojë shtetin shqiptar me qëllim vetëm për të sunduar në një pjesë, sado të vogël, të vendit. Berisha i përket periudhave më të errëta të historisë evropiane. Ndarja Veri-Jug ka qenë ide e kancelarive të vjetra, që e përcolli në ditët e sotme vetëm Berisha.

(Frrok Qupi – Vlora 1997, Tiranë, 1998).

Rrënimi i popullit shqiptar filloi me ardhjen në pushtet të S. Berishës; u shkatërrua ekonomia prej 6 bilionë dollarësh. Mbetën të papunë 1 milion punonjës, emigruan 500.000 persona. Kjo gjendje e viteve 1992–1997 u mori jetën 20.000 shqiptarëve. (Ylli Limaj, Tiranë, 1999).
4 të vrarë më 21 janar 2011, nën syrin dhe nën dritaren e S. Berishës. S. Berisha e furnizonte makinerinë vrasëtare të S. Millosheviçit me karburant… Berisha e kundërshtoi firmosjen e Rambujesë, pas së cilës erdhi goditja e NATO-s mbi hordhitë e Millosheviçit. (Express, 25 shkurt 2013).

Pas vizitës së mitropolitit serb në Shqipëri, hapet konsullata serbe në Shkodër. Shkodra përuroi Qendrën Informative Serbi-Shqipëri. (Zëri, 5 nëntor 2008).

Në vitin 2008, S. Berisha i fali Greqisë 354 km² det, ku mendohet se ka pasuri të mëdha të nëndheshme. (Dr. Kujtim Kapllani, 2012).
Abdi Baleta: Vajza e S. Berishës ka punuar në Mitrovicën Veriore, ka shkuar për punë deri në Beograd, meqenëse ajo në Serbi ka edhe njerëz të gjyshes së saj, Milisës. (Zëri i Popullit, 26 tetor 2000; Kosova Sot, 23 prill 2019).

Sali Berisha ishte e keqja e madhe e Shqipërisë dhe se vetë largimi i tij nga pushteti, nga politika dhe madje nga Shqipëria do t’i hapte rrugë paqes dhe begatisë në vend.