Sanksionimi i fundit që Kosova mori nga ShBA-ja me pezullimin e dialogut strategjik ka vënë në pikëpyetje raportet mes dy vendeve.
Qeveria në detyrë nuk iu përgjigj deklaratës së fundit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për nevojën e një partneri të përkushtuar dhe që e kupton rëndësinë e evitimit të veprimeve destabilizuese. Por njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se tashmë është e qartë se ka ftohje të raporteve mes SHBA-së dhe Qeverisë Kurti.
Profesori univeristar i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti vlerëson se pezullimi i dialogut strategjik është alarm për lidershipin politik sidomos për Kurtin. Sipas tij, Kosova mund të ecë përpara vetëm me SHBA-në krah saj.
“Vet fakti i krijimit te një teme të tillë që në bërthamë ka raportin ShBA ks është sinjal negativ për vendin nisur nga hispriku qe kemi i ndërrimit të raporteve me shba dhe rrugën e njëanshme te ecjes përpara ks mund të ketë perspektive dhe zhvillim te gjithmbarshëm vetëm nëse koordinohet ngushtësisht me partneret strategjik veçmas me ShBA këto zhvillimet e fundit nuk janë krejtësisht te panjohura, ne mase te madhe janë pritur sepse trajektorja e ftohjes se raporteve ka zënë fill vite me pare dhe kane kulmuar me vendimin fundi dhe se ky vendim është alarm ma i fuqishëm që lidershipi politik Kurti ne radhë të pare duhet te ndryshojnë diskursin dhe republikën duhet ta koordinojnë ngushtë me shab. S’kam një dileme lidhur me këtë sepse edhe amerikanët e kanë të qartë”, tha Hoti për rtv21
Ish-diplomati Blerim Canaj ndërkaq thotë se pasojat e ftohjes së raporteve të SHBA-së me qeverinë në detyrë po i vuajnë qytetarët. Ai paralajmëron thellim të pasojave në rast nuk ka ndryshim të qeverisë.
“Kjo tregon për raportet e qeverisë me ta edhe pse ne po flasim për qeverinë pasojat janë të Kosovës. Gjuha e tyre ishte e qarte se Marrëdhëniet me kurtin i kane te ftohura për arsye qe i kishin dhënë ata. Natyrisht kur është fjala për atë se si janë marrëdhëniet atëherë defintivishit ata evet e kanë thene se mardheniet janë ne pikun me të ulët qe kane qenë ndonjë here mes Kosovës dhe ShBA. Kjo i bie hiqen kurtin dhe ne vazhdojmë atje ku e kemi lëne. Ajo s’është e qrTe ne meontinq e hiqet kurti nga qeveria po qeveria ritj ne vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Edhe pse janë me qeverinë po shohim qe pasojat po i barte ks-n sepse si kemi ne krah per njohje etj… pasojat mund te thellohen”, u shpreh Canaj.
SHBA-ja e ka bërë të qartë se gjithmonë do të jetë mike e afërt e popullit të Kosovës por ka theksuar se iu duhet një partner në qeveri që është bashkëpunues dhe i përkushtuar për të çuar garantuar stabilitetin rajonal si dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë për RTV21 se SHBA-ja se do të vazhdojnë t’i vlerësojnë veprimet e qeverisë në detyrë. Përplasjet mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës nuk ishin të pakta gjatë gjithë mandatit qeverisës Kurti./RTV21/21Media