GazetaMax
Kuriozitete

Rashford i lënduar, mund ta humb Kampionatin Botëror

Marcus Rashford është në telashe me lëndimin e pësuar së fundmi.
Ylli anglez e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri gola në gjashtë paraqitje, përfshirë një dy-golësh ndaj Arsenal.
Forma e mirë e lojtarit, sipas Erik ten Hag do t’ia siguronte padyshim një vend në kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror.
Megjithatë, një lëndim i pësuar së fundmi në kyçin e këmbës, rrit frikën për mundësinë e humbjes së kampionatit.
“Ai nuk është në dispozicion. Ka një dëmtim”, ka thënë Ten Hag për lojtarin, përcjell lajmi.net. “Nuk mendoj se do të jetë mungesë e gjatë, por s’e di sa do të zgjasë. Presim të kthehet shpejt”, shtoi trajneri.
Marcus Rashford ka rigjetur veten nën urdhrat e Erik ten Hag. Është e rëndësishme që lëndimi i pësuar së fundmi të mos ia humb ritmin lojtarit.

Related posts

Këta janë trajnerët më të paguar në Evropë, prinë Diego Simeone

Gazeta Max

YouTube po teston një abonim të ri

Gazeta Max

Van Gaal i kërkon këtij trajneri ta refuzojë Man Utd

Gazeta Max