GazetaMax
Adrenaline

Rashica ndihmon në qendrën bamirëse të Galatasarayt për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i tmerrshëm që ka goditur Turqinë ditë më parë ka aktivizuar gjithë qytetarët e këtij shteti.
Natyrisht që edhe klubet e futbollit janë mobilizuar duke nisur ndihma pa fund për të prekurit nga tërmeti ku mijëra familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Gjiganti turk Galatasaray ka nisur me dhjetëra kampionë të mëdhenj me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për qytetet e prekura nga tërmeti.
Radha ishte e Milot Rashicës që t’i përvishet punës për të paketuar gjëra në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Sulmuesi kosovar ka dhuruar gjëra dhe ka ndihmuar në paketimin e tyre për t’i nisur pastaj drejt zonave si Gazientep, Adana, Malatya apo Hatay.
“Futbollistët e ekipit A, Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në qendrën e ndihmës së stadiumit Nef”.
“Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave në objektet e stadiumit Nef dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e Galatasarayt.
Edhe futbollistët tjerë të Galatasarayt gjatë këtyre ditëve kanë kontribuar duke dhuruar gjëra e i paketuar ato. 

Related posts

Miqësorja me Katarin, trajneri Edy Reja shpall listën e Kombëtares me 23 lojtarët e ftuar

Gazetamax.mk

Shkupi eliminohet nga Dinamo Zagreb, kalon në kualifikueset e Europa League

Gazetamax.mk

Ibrahimovic thyen heshtjen, tregon planin për të ardhmen pas eliminimit të Suedisë nga Kupa e Botës

Gazetamax.mk