GazetaMax
Lajme

Rashidi nga ASH-ja: Ftojmë partitë e tjera që të angazhohemi për heqjen e 20% (VIDEO)

Shkup, 26 tetor – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syreja Rashidi i bëri thirrje partive politike për një angazhim të përbashkët për heqjen e termit 20 për qind nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët kemi dëshmuar edhe në ndryshimet kushtetuese në vitin 2018, atëherë jo vetëm që dhamë propozim konkret por kishim edhe amandament lidhur me atë që të hiqet ky definicion absurd prej 20% dhe të zëvendësohet me togfjalëshin gjuha shqipe. Partitë tjera jo vetëm që nuk na mbështetën për heqjen e 20 % por theksuan se nuk ka nevojë të hiqet 20 %, ju kujtohet deklarata e z.Ahmetit se nuk ka nevojë të hiqet pasi me te nënkuptohet gjuha shqipe”, deklaroi deputeti i ASH-së.

Ai shtoi se lidhur me këtë kërkesë të tyre pret reflektim dhe gatishmëri për veprim të përbashkët me partitë e tjera politike.

https://www.facebook.com/aleancashqiptarett/videos/646142226883478/

Related posts

Gjendet një trup i pajetë në Vardar, me gjasa bëhet fjalë për personin që dje kërceu në lumë

Gazeta Max

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Gazeta Max

Radev: Sulmi ndaj Pendikovit është rezultat i shkeljeve sistematike të të drejtave të bullgarëve

Gazeta Max