GazetaMax
Lajme

Reagoi BDI-ja rreth paraburgimit të Kreshnik Bekteshit, kërkojnë drejtësi, transparencë dhe zbatim të ligjit

Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth rastit të zjarrit në Koçani, sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata veçanërisht reagojnë ndaj vendimit për paraburgimin 30 ditor të ish-ministrit të tyre, Kreshnik Bekteshi.

“Koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti”, deklaroi BDI-ja, duke e vlerësuar si të pasaktë pretendimin për “përgjegjësi të vazhdueshme”.

Ata theksojnë se lokali po punonte me licencë të falsifikuar dhe të skaduar, ndërkohë vlerësojnë se Qeveria po shpreh supremaci mbi prokurorinë duke krijuar një “drejtësi selektive”

“Nevojitet një hetim i thellë dhe i paanshëm për të identifikuar se si një objekt pa licencë mund të operonte dhe të rrezikonte jetën e qindra të rinjve”, deklaruan nga BDI-ja, duke kërkuar proces ligjor të drejtë, transparent dhe ligjor.

Related posts

Analizë: Qytetarët kanë harxhuar mbi 50 milion euro në testime për Covid

Gazeta Max

Nën akuzë për korrupsion/ Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, dyshohet se ishte kreu i një organizate kriminale

Gazeta Max

Zëvendësministri Rexhepi: Lufta kundër korrupsionit një ndër prioritetet tona

Gazeta Max