GazetaMax
Kuriozitete

Real Madridi fiton ndaj Osasunas, bën tjetër hap të madh drejt titullit

Real Madridi bën tjetër hap të madh drejt titullit, fiton ndaj Osasunas.
Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga duke bërë një tjetër hap të madh drejt titullit.
“Los Blancos” triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
David Alaba kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme, kur Budimir shënoi një minutë më pas.
Asensio realizoi për 1:2 në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Benzema pati dy mundësi për shënim, por nuk arriti të realizonte dy herë nga penalltia.
Fillimisht, dështoi në minutën e 52-të, pastaj edhe shtatë minuta më vonë.
Krejt në fund të ndeshjes, Real Madridi e shënoi edhe golin e tretë.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, kurse Osasuna mbetet e nënta me 44 pikë.

Related posts

Roma dhe PSG avancojnë në bisedime për Wijnaldum

Gazeta Max

Liverpool ia vë syrin yllit portugez

Gazeta Max

Barcelona konsideron Jorginhon si zëvendësues të Busquetsit

Gazeta Max