Tuesday, April 14, 2026

Lajmi në kohë reale

Reali lë pas Vitinjën dhe përgatit 120 mln euro për mesfushorin e Çellsit

Refuzimi publik i Vitinja-s për t’iu bashkuar Real Madridit gjatë verës ka ndryshuar planet e klubit madrilen në tregun e transferimeve. Tani drejtuesit madrilenë kanë vendosur të fokusohen te objektivi i tyre i radhës, mesfushori argjentinas Enzo Fernandez, aktualisht pjesë e Çellsit. Sipas raportimeve, Real Madridi po përgatit një ofertë rreth 120 milionë euro për ta bindur klubin londinez gjatë afatit kalimtar të verës.

Ideja e klubit është që Fernandez të sjellë më shumë kreativitet dhe organizim në mesfushë, duke formuar një repart të balancuar së bashku me lojtarë si Xhud Belingam, Federiko Valverde dhe Eduardo Kamavinga.

Megjithatë, Çellsi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej yjeve të tij, pasi Fernandez ka kontratë afatgjatë me klubin anglez deri në verën e vitit 2032.

Nëse operacioni realizohet për shumën e përfolur prej rreth 120 milionë eurosh, transferimi i Enzo Fernandez do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha të afatit kalimtar të ardhshëm.

Latest Posts

Mos e humb lajmin