GazetaMax
Lajme

Referendumi/ Qeveria kërkon konsensus, opozita kërkon të sqarohet populli

Shkup, 16 shtator – Hapja e kutisë së Pandorës, shpenzime të panevojshme në kushte krize, nisma me anomali të shumta. Kështu Qeveria e vlerëson kërkesën për referendum për anulimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën kryeparlamentari Talat Xhaferi e hodhi poshtë si jokushtetuese. Për opozitën, ndërkaq, referendumi është rrugëdalja nga “marrëveshja e dëmshme me Sofjen”. Mbeten në qëndrimin se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa vendimin e Xhaferit e konsiderojnë për arbitraritet.

Nisma për shpalljen e referendumit, sipas ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupanceskiz, ka mjaft anomali dhe mangësi juridike që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike për të arritur një qëllim të imagjinuar.

Ministri vlerëson se para se nisma të dorëzohet është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, ligji për referendumin dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Në nenin 118 të Kushtetutës rregullohet shprehimisht çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në këtë kontekst të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ato, siç thuhet në këtë nen, paraqesin pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik të shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”, tha Tupançeski. Sipas tij, e drejta ndërkombëtare duhet të respektohet, përndryshe, kjo do të çonte deri në hapjen e kutisë së Pandorës.

Në këtë moment nuk nevojitet referendum, konsideron zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi. Ai është decid se tani nevojitet të fokusohemi në ndërtimin e një konsensusi për vazhdimin e integrimeve evropiane, por edhe në ndërtimin e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese.

“Për këtë pyetje, të formuluar në këtë mënyrë, në këtë moment nuk nevojitet referendum, nga njëra anë sepse kushton tetë milionë euro vetë organizimi i një referendumi, i cili nuk na nevojitet në kushtet e krizës, në kushtet kur jemi para dimrit për të cilin ne po luftojmë që të kemi furnizim të rregullt, çmime më normale për të gjitha ato produkte kryesore si rryma, gazi etj”, tha Mariçiq.

Në pyetjen e MIA-s se kur pret të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për hapjen e klasterëve në negociatat me BE-në, Mariçiqi tha se pret që deri në fund të skriningut, më saktë deri në fund të vitit të ardhshëm, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese

Mariçiqi thotë se nuk do të jetë aspak proces i lehtë dhe se nga ne varet se kur do të vazhdojmë me procesin e integrimeve evropiane.

“Kemi një afat që ia kemi vënë vetes së bashku me planin e skriningut dhe ai është deri në përfundimin e skriningut, pra deri në nëntor të vitit 2023, deri në fund të vitit të ardhshëm, për të përfunduar praktikisht ndryshimet kushtetuese dhe unë mendoj se do të kemi sukses dhe t’i përfundojmë ato në këtë periudhë. Sigurisht që nuk do të jetë një proces aspak i lehtë, por mendoj se çdo deputet dhe të gjitha partitë politike do të jenë në lartësinë e duhur, sepse tani varet nga ne se kur do të vazhdojmë. Nuk ka më kushte apo kushte të reja shtesë nga asnjë shtet anëtar, përfshirë Bullgarinë, por kushtet në të cilat ne zhvillojmë negociatat dhe në cilat kushte do të vazhdojmë pas shqyrtimit janë të përcaktuara qartë”, tha Mariçiq.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmanit, ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit, ndërsa referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë nuk mund dhe nuk duhet të ketë sepse anulimi i saj është rrezikim për Maqedoninë e Veriut euroatlantike.

Osmani tha se për momentin nuk ka bisedime formale me deputetët për ndryshimet kushtetuese, edhe pse ka komunikim.

“Unë në ato biseda dhe në kuadër të Qeverisë kam qasje ndryshe si duhet të qasemi në këtë proces. Besoj se kemi një problem tjetër para se të arrijmë deri në bindjen e deputetëve dhe ajo është bindja e qytetarëve. Si duket në këtë fazë propaganda dhe lajmet e rreme nuk fituan në argumentimin që ka ndodhur me fillimin e negociatave”, tha Osmani.

Nisma për referendum për marrëveshjen me Bullgarinë është mënyra e vetme me të cilën mund të veprojë opozita, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Related posts

28 vite me Tv Festa

Gazetamax.mk

Petrovska – Donfrid: SHBA-ja mbesin mbështetës i fuqishëm për zhvillimin e shtetit dhe të Armatës

Gazetamax.mk

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

Gazetamax.mk