GazetaMax
Lajme

Reformat në drejtësi vetëm 20% të realizuara!

Shkup, 20 janar – Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve.

“Nga 146 milion denarë nuk janë shfrytëzuar fare, reformë e cila ishte lëndë e analizës së detajuar dhe hetimit tonë, me ç’ rast rekomanduam kompetentët që të ndërmarrin aktivitete për të dhënë sqarim cila ishte rëndësia e kësaj reforme për tu vazhduar në strategjinë e re”, tha Natasha Ninevska, Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas Ninevskës, dështimi kryesor është mos zbatimi i sistemit për lidhje elektronike midis institucioneve, projekt i cili kushtoi 2,39 milion euro, por kurrë nuk u vë në qarkullim. Gjetjet e revizionit tregojnë se kjo pamundëson përshpejtimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, për lëndë të cilat mbahen në sirtarë.

“Raporti i revizionit, po ashtu nxori në dukje që pajisja shumë e shtrenjtë për këmbim të informatave interne ndërmjet Prokurorisë Publike, Ministrisë së Brendshme, Policisë Financiare Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera, nuk është vënë në funksion akoma, megjithëse 75% e shumës së këtij sistemi është ndarë nga IPA fondet. Por, as Ministria e Drejtësisë nuk jep sqarime për çfarë nuk vihet në funksion dhe nuk tregon se a do të përfshihet në plan veprimin aksionar në 5 vitet e ardhshme”.

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë për periudhën 2017-2022, sipas Revizionit është bazë për vazhdimin e reformave në drejtësi të Maqedoninë me qëllim të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në Raportet e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përkatësisht ë Kapitullin 23, i titulluar “Drejtësia dhe të drejtat themelore në rrugën drejt procesit të integrimit evropian”. /Alsat.mk

Related posts

Donfried nesër në Shkup, zbardhet agjenda

Gazeta Max

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu në Tetovë

Gazeta Max

Caktohen datat për zgjedhjet evropiane

Gazeta Max