GazetaMax
Lajme

Rëndohet bilanci i stuhisë, 23 persona përfunduan në spital me plagë të ndryshme

Stuhia që përfshiu Tiranën gjatë orëve të mesditës, ka lënë të paktën 23 persona të plagosur, të cilët janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Dëmtimet e qytetarëve kanë qenë të ndryshme.

20 prej qytetarëve janë larguar nga spitali, ndërsa 3 persona ndodhen ende të shtruar, pasi kanë marrë pagë të rënda.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Si zakonisht edhe gjatë ditës së sotme, shteti nuk ishte askund, duke i lënë qytetarët të braktisur në rrugë dhe banesat e tyre të përmbytura nga reshjet e shiut.

Related posts

Paga minimale do të rritet vetëm për 2.200 denarë

Gazeta Max

Xhaferi në Kroaci pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës, Zelenski

Gazeta Max

Mickoski i bën thirrje shtetit ta pranojë propozim-ligjin për formimin e shoqatave dhe fondacioneve

Gazeta Max