GazetaMax
Lajme

Reportazh/ Një ditë fushate me kandidatin Hysni Sharra në Vlorë

Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. I njohur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ Vlora konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero. E sot edhe ne do të flasim për punën e pretendentit për të parin e qytetit, për Bashkinë e Vlorës.

Dhe jo vetëm kaq, por për ta afruar sa më shumë pranë jush, këtë fundjavë udhëtova nga Tirana drejt qytetit bregdetar të Vlorës, udhëtimi ishte me qëllim për të ndjekur më nga afër takimet me qytetarët vlonjat dhe për të parë më nga afër një ditë fushate të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Vlorë, Hysni Sharra.  Vlen për tu veçuar disi se ,Vlora është konsideruar si bastion i majtë, edhe pse në zgjedhjet vendore të 14 majit, rivaliteti do të jetë i madh mes kandidatit demokrat Hysni Sharra dhe kandidatit socialist Ermal Dredha. Të dy kandidatët garojnë për herë të parë për  drejtimin e qytetit, për Bashkinë Vlorë.

I qetë dhe i plotësuar, dhe shumë i vetëpërmbajtur, njeri me energji pozitive që në takimin e parë. Fjalëpak dhe i përkushtuar për misionin që ka ndërmarrë.  Çdo ditë e ka të hartuar në letra. Ecën me plan, zoti Sharra shkon çdo ditë në zyrën elektorale, ku mblidhet bashkë me stafin, dhe pas kësaj mbledhjeje, ku axhenda është caktuar nisin ditën në skuadrën e përcaktuar.

Këtë të shtunë, kandidati Sharra e nisi ditën e tij  të fushatës në Rajonin 1 të qyteti, i shoqëruar nga anëtarë të Partisë Demokratike dhe nga skuadra e tij e përkushtuar inspektuam zonën e përcaktuar.  Kandidati Sharra takoi banorët në këtë zonë, ndaloi në çdo binzes të vogël, dyqane, farmaci, lokale, etj, duke i dëgjuar me vëmendje gjithësescilin, shqetësimet e tyre.

Gjatë gjithë rrugës nga lagjia e vjetër Muradie, e deri tek spitali, panorama që ofrohej ishte trishtuese.  Njerëz që kërkonin ndryshim. Njërëz që këmbëngulnin me forcë për të mbrojtur bizneset e tyre. Por kishte dhe nga ato qepena të bisneseve, shumica e tyre të mbyllura, tek-tuk shikoje ndonje blerës në dyqanet e ushqimoreve, dhe po ashtu edhe në dyqanet e veshjeve apo të artikujve të tjerë. Panorama që të ofronte takimi ishte shumë shpresëdhënës për banorët, por realiteti i tyre të linte për të dëshiruar.

Taksistët që takuam në radhë ankohen për mungesën e punës në këtë qytet. “Nuk ka punë, njerëzit janë të lodhur, nuk lajmë dot taskat, detyrimet, nuk ushqehemi dot”- thotë njëri nga taksitët që takuam tek sheshi përballë bashkisë.  Në radhën e takimit ishin Pensionistët. Ata shprehen se nuk kanë mundësi që të blejnë ushqimet bazike që i duhen një familje për të jetuar. Një burrë rreth të 80, e ndaloi kandidatin në rrugë. Duart i dridheshin nga vitet që kishte mbi supe, e në fytyrë dukej vuajtja e tij. “Nuk më del pensioni për asgjë, as për ilaçe, as për ushqim, vuajmë shumë. Nuk do t’ja dijë njeri për ne fare, rrojmë kot. Këta të marrin oborrin, shtëpinë, nuk e lënë rehat familjen. 92 mijë lekë pension marr, na bie të hamë bukë thatë, kam turp t’i them njeriu, gjendja është jashtëzakonisht e vështirë, dhe jetesa këtu”-ishin fjalët e tij mes lotësh dhe duart që i dridheshin dhe me shpresen që e ardhmja do jetë më ë mirë.  Takimi ishte shumë i fokusuar në çdo derë. Duke ecur përgjatë rrugës që të nxjerr tek spitali rajonal, Sharra takoi të gjithë biznesin dhe ndaloi në një dyqan pakice me artikuj ushqimor. “Kemi gati 30 vjet me këtë dyqan, por situata nuk ka qenë ndonjëherë kështu. Njerëzit blejnë shumë pak, të rijtë kanë ikur, janë larguar, ka rënë konsumi shumë. Xhiroja  ditore është 80 mijë lekë të vjetra”-thotë njëra prej shtitëseve i pezmatuar për atë cfarë kishte kaluar deri tani.

Varfëria është një prej problemeve më të mëdha të banorëve, që shprehen se pushteti vendor nuk ka bërë asgjë për ta, ndërsa denoncojnë heqjen e ndihmës ekonomike.

“Ndryshimi po troket në dyert Tuaja…..”

Skuadra e kandidatit për kryetar Bashkie kishte planifikuar të inspektonte të gjithë zonën. Rruga drejt lagjes Partizani, e mbushur me plehra, gjysma e dyqaneve të falimentuara, të mbyllura. Pak njerëz në ndonjë lokal, apo farmaci. Pallate të vjetra, por pa asnjë rikonstruksion apo qoftë edhe lyerje. E pas këtyre pallateve në rrugë kryesore, syri të zinte shkurre, apo ndërtesa të rrënuara. Rajoni 1 në qytet është nga zonat më varfëra të qytetit, ndonëse ndodhet në zemër të Vlorës. Kjo vërehet qartë kur e shkel atë derë më derë.  Çfarë kontrasti në këtë qytet. Ndërsa pjesa e Lungomares të verbon me dritat e saj e që trumpetohet me zë të lartë si investim, kjo pjesë, ky rajon flet qartë me pamjet e saj për varfësirë që është zhytur dhe për mungesë e investime në pjesën e brendshme të qytetit.

 

‘Rrëmuja na shqetëson, shumë papastërti, asgjë nuk është bërë në këto vite në brendësisne e lagjeve të qytetit, veç kanë ngrënë ata të mëdhenjtë, njerëzit më të pashpresë në këtë vend janë”-u shpreh njëri prej banorëve të lagjes, i cili e shikonte kandidatin për kryetar bashkie si shpresë të mundshme të të ardhmes së lagjes dhe qytetit. Dhe teksa shikon që banorët duan ndryshimin por janë të stepur nga premtimet edhe pse shumica prej tyre mendojne se janë në kuadër të fushatës sërish kembëngulin ti shprehin ato.  “Çmimet na shqetësojnë shumë, skemi besim fare te premtimet që bëjnë. Shumë pak është bërë për qytetarët, kërkojmë të ulen çmimet, as sallatë nuk kam marrë, skam me çfarë i marrë”, u shpreh 60 vjeçare. Të inspektosh lagjet e brendshme të qytetit bregdetarë të vjen keq për mungesën e theksuar të investimeve.  “Gjendja ekonomike është bërnut, të na rrojnë qeveritarët se ata hanë mirë, vjedhin sa ju do qejfi, për ne kujtohet vetëm kur janë zgjedhjet. Duam dhe ne pensionistët një vend ku të rrimë, pensioni nuk na del as për kafe, për kokën e dy gocave, as kaq mish nuk kam marrë për Bajram, po vjedhin, po vrasin, po presin, më keq se kaq nuk ka ku të shkojë”, ankohet një nga banorët e zonës. Takimet nga skuadra e kandidatit demokrat Hysni Sharra kryesuar nga vetë ai shkojnë deri në brendësinë e çdo lagjeje. Ato identifikojnë me detaje cdo problematikë të qytetarëve dhe biznesit të zonës. Shikoje bizneset në prag mbijetese, theksojnë se jo vetëm fuqia blerëse, por edhe politikat fiskale në nivel lokal dhe qendror i kanë dëmtuar. Pensionistët janë edhe më të prekur, pensionet e ulëta, fëmijët në emigracion, ndërsa politikat sociale dhe ato të strehimit janë një nocion i panjohur për ata që qeverisin.

Takimi në rajonin 2

“Team Hysni Sharra” është plot shpres dhe besimplotë për një të ardhme të sigurtë në drejtimin e qytetit. Strategjia e tij është ideuar në mënyrë të tillë që të mund të prek çdo detaj të qytetit, duke nisur nga infrastruktura, turizmi, ana sociale etj. Edhe pse fushata ka kohë që ka nisur takimi i parë këtë të shtunë në terren i kandidatit Hysni Sharra dhe ekipit të tij i nisur në orën 11 të paradites përfundoi rreth orës 14, edhe pse ishte parashikuar të mbaronte në orën 13. Takimet me banorët nuk kanë limite. Edhe pse skuadra mundohet të vendosen disa orare ato gjithmonë tejkalohen. Por, bisedat pafund me banorët, trokitja në çdo derë duke dëgjuar çdo problem të tyre bën që koha të ikte duke mos u kuptuar.

Mes takimeve të shumta me votuesit e lagjeve të qytetit kandidati arrin të kuptoj me detaje dhe problematikat e shumta të bashkeqytetarëve të tij. Ndërkaq pas një pushimi të vogël, kandidati për bashkinë Vlorë Hysni Sharra vazhdoi takimet me qytetarët vlonjatë në rajonin nr 2. Në takim ai është gjithmonë I shoqëruar nga të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat të qytetit. Skuadra e zjarrtë e kandidatit është koherente për çdo problematikë që ka të bëj me të rinjtë. Këta të rinj, ishin plot entuziazëm, energji, me plot shpresa për jetën, dhe me shpresën që ata të jenë pjesë e të ardhmes e ndryshimit. Ajo që ra më shumë në sy ishin takimet në zonën në zonën ku janë një sërë institucionesh si Gjykata, prefektura etj. Zonë kjo që është shumë e prekur jo vetëm nga banorët e qytetit por dhe nga rrethinat. Në bashkëbisedimin me secilin banor që takoi në këtë rajon, zoti Sharra me modestinë që e karakterizon, por edhe si një njeri që ka kontribuar në jetën publike dhe politike të qytetit, ju shpjegonte pikat kryesore të programit të tij. Program ky i hartuar për t’ju ardhur në ndihmë banorëve dhe qytetit deri ne aortat e paprekura mes lagjeve të qytetit. Njerëz që e ndalonin në rrugë, dhe i uronin fitoren, njerëz që shpresonin tek personaliteti i tij. Duke i shtrënguar duart fort, në sytë e tyre dallohej shpresa për të parë në krye të qeverisë lokale, djalin e tyre vlonjat, që për asnjë moment nuk u shkeput nga rrënjët e tij.

Related posts

Taravari në gjiro nëpër Gostivar me ambasadoren amerikane, Aggeler

Gazetamax.mk

Sinishtaj kthehet në Amerikë: Gjithmonë në fitore e shenjta Malësi!

Gazetamax.mk

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazetamax.mk