GazetaMax
Lajme

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke përgatitur ndryshim e Ligjit për banim

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Ligji për banim, zbatimi dhe mbikëqyrja e tij, roli i vetëqeverisjes lokale dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për banim” e organizuar nga Komisioni Regullativ për Banim, për të ngritur rëndësinë e banimit në Maqedoni dhe për të inicuar një strategji të re për banim.

Ligji i miratuar për strehimin tashmë ka pësuar disa ndryshime. Në zbatimin e ligjit në praktikë vihet re një farë disekuilibri në marrëdhëniet mes pronarëve të banesave dhe menaxherëve, gjë që padyshim kërkonte përshtatjen dhe përmirësimin e rregullativës aktuale.
Dhe mund të përmend se ne në Ministri tashmë jemi duke punuar për ndryshim të ligjit në drejtim të përshtatjes së dispozitave për saktësinë e tyre të aplikimit, sepse në fund të ditës me këtë do ta bëjmë më të lehtë për qytetarët që jetojnë në objekte banimi kolektive, dhe nga ana tjetër menaxherët do të kenë një qasje më të mirë në kryerjen e detyrave të tyre, theksoi Rexhepi.

Siç e përmenda edhe herën e kaluar, presim që deri në muajin maj të përgatisim propozim ligjin dhe menjëherë pas miratimit të tij nga Qeveria ta dërgojmë në Kuvend për shqyrtim.
Shpresojmë që me hartimin e një zgjidhjeje ligjore të përmirësuar, do të mundësohet tejkalimi i dukshëm i problemeve me të cilat përballen qytetarët në praktikë çdo ditë, si dhe plotësimi i boshllëqeve ligjore ekzistuese në legjislacion, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe do të avancojë standardet e të jetuarit së bashku, përfundoi fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

Hill përkrah Ballkanin e Hapur

Gazetamax.mk

Mariçiq: Raporti do të jetë udhërrëfyes për reformat

Gazetamax.mk

Shoqatat shqiptare të Michiganit unik për “Forumin Shqiptar”, bashkimi bën fuqinë!

Gazetamax.mk