GazetaMax
Lajme

Rezultatet e konkursit të robotikës edukative 6-10 vjeç – FIRST LEGO League Explore

Shkup, 23 maj – Për herë të parë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt konkursi për robotikë edukative, i dedikuar për fëmijë nga mosha 6 deri në 10 vjeç – FIRST LEGO League Explore (FLLE), për të cilin partner rajonal është “Akademia për Robotikë dhe Inovacion” nga Shkupi, kurse nikoqir ishte ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë,Tetovë.

Këtë sezon, sfida ishte “E ardhmja e Transportit” dhe ekipet konkurruese kryen me sukses projekte kërkimore, projektuan robotë për të kryer misione dhe u fokusuan në inxhinieri. ndërsa eksploronin problemet e botës reale, ata kaluan kohë të mrekullueshme duke studiuar dizajnin dhe programimin, duke krijuar zgjidhje unike dhe duke krijuar posterin e tyre.

Ekipet e shpërblyera në kategorinë “Vlerat themelore” ishin :

„Lego 6“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë. dhe „MDM“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup
Ekipet e shpërblyera në kategorinë ” Modeli i ekipit ” ishin:

„NPA“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup dhe „Wolves“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë.

Ekipi i shpërblyer në kategorinë “Programim” ishte:
„Mind Masters“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup

Ekipet e shpërblyera në kategorinë “Poster i ekipit” ishin: „Bot Platinum“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë,Tetovë. dhe „The flying House“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë.

Ekipi fitues i çmimeve në kategorinë “Sfida e zgjidhjes” ishte „Techno Legends“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup

Fituesi i turneut ishte ekipi „Techno Legends“ nga ShMP “Jahja Kemal” – ShkupShkup

Related posts

Veprimtari Halit Naxhaku ua uron Festat e Fundvitit Çlirimtarëve që ndodhen në Hagë – JU JENI ATJE, KU NUK DUHET TE JENI!

Gazeta Max

Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizares

Gazeta Max

Në Ulsan të Koresë së Jugut, Zëvendës ministri Nuhiu takon Zëvendës presidentin e Hyundai, Kim Dongwook

Gazeta Max